Beqaj: Unë s’e kontrolloj çmimin e energjisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj është shqetësuar nga kërkesat që i janë bërë që ai të japë dorëheqje.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka lëshuar një komunikatë ku thotë se çmimi i energjisë nuk është kompetendë e MZHE-së.
“Çështja e tarifave është kompetencë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, institucion i cili zgjidhet dhe për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dëshirojmë të njoftojmë edhe njëherë opinionin që në vitin 2013 nuk ka pas ngritje të çmimeve të energjisë elektrike”, thuhet në këtë komunikatë.
Më herët Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), kishte kërkuar largimin e Beqajt nga MZHE./Indeksonline/