E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kamerat s'dhane transparencen ne numerim"

Deputeti i Partise Socialiste, Ilir Beqja, deklaroi dje se kamerat ne vendet e numrit nuk dhane transparencen e duhur. Permes nje deklarate per shtyp, zyrtari socialist shfaqi per opinionin publik, ato qe quhen sipas tij, deformime te procesit zgjedhor te dates 28 qershor. "Edhe pse vendosja e kamerave dhe filmimi i procesit te numerimit, u pa si nje garanci shtese per transparence, deshirojme te sqarojme opinionin publik se sot kur Partia Socialiste kerkon te beje transparence mbi procesin e numerimit te votave, filmimet e vena ne dispozicion nuk ofrojne asnje mundesi, per te bere transparencen e kerkuar", deklaroi Beqja. Per zyrtarin socialist, shtate KZAZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri diten e sotme, nuk i ka vene ne dispozicion Partise Socialiste, asnje minute filmimi dhe behet fjale per filmime te vendnumerimit te votave ne Durres, ne Elbasan, Peqin, Fier, Kukes, Lac, Njesine 11 ne qytetin e Tiranes. "Ndersa per dy prej tyre filmimet jane vetem per 10 % te kohes se numerimit. Eshte fjala per Krujen dhe Beratin. Per Beratin ne patem kerkuar edhe rinumerim te votave", u shpreh deputeti socialist. Sipas tij, filmimet ne qendrat e tjera qe jane vene ne dispozicion jane te paqarta, pa orientime te sakta, dhe shpesh ta padeshifrueshme se per cfare QV behet fjale, duke e bere krahasimin te pamundur. Ai tha se fakti qe edhe kjo garanci per transparence nuk ekziston, konfirmon edhe nje here jo vetem drejtesine e qendrimit te opozites e cila mbeshtetet dhe ne raportin perfundimtar te OSBE-ODIHR ne te cilin thuhet se procesi i numerimit te votave ne 1/3 e vendnumerimeve ka qene i keq ose shume i keq.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›