PS, sot heshtja zgjedhore, neser votimi
Dita e sotme eshte heshtje zgjedhore ne Partine Socialiste. Keshtu pra, vetem nje dite para zgjedhjeve, ku diten e shtune votohet per kryetarin e Partise Socialiste, ne seline roze hyri ne fuqi heshtja zgjedhore. Dy kandidatet, kryetari aktual ne Partine Socialiste, Edi Rama, i cili kerkon nje mandat te dyte nepermjet votebesimit dhe anetari i Asamblese Kombetare, Maqo Lakrori, nuk do te mund te bejne me propagande dhe thirrje per te marre votat e socialisteve. Thirrjet e fundit jane drejtuar nga qyteti i Dibres. Vetem nje nga dy kerkesat e kandidatit Maqo Lakrori u plotesuan nga rivali i tij. Ndersa pame nje perballje se bashku ne cdo qark te platformave te tyre mungoi debati televiziv. Ne te gjitha takimet jane perdorur strategji te ndryshme. Lakrori permes platformes se tij kerkoi votat duke premtuar reformim. Nga ana tjeter kryetari ne detyre Rama, i cili nuk kishte nje platforme per socialistet, mbrojti gjate gjithe perballjeve me bazen socialiste vendimin e grupit parlamentar socialist per bojkotimin e parlamentit. Perballjet jane shoqeruar edhe me debate te ashpra.