E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petrolifera bëhet me port ndërkombëtar

Qeveria shqiptare vendosi
së fundmi t‘i japë statusin
e portit të hapur ndërkombëtar,
kalatës portale të ndërtuar
në Vlorë me koncesion
nga kompania "La Petrolifera
Italo Albanese sh.a.". Porti do
të funksionojë njëzet e katër
orë për "ngarkim-shkarkim
nafte, GNL, e të nënprodukteve
të tyre dhe produkteve
të tjera", - sipas vendimit të
qeverisë. Përgjatë të gjithë
fazës së koncesionit, ky port
do të përdoret në mënyrë
ekskluzive nga kompania koncesionare.
Pas përfundimit të
koncesionit, porti do të kalojë
në "pronë të shtetit shqiptar,
e lirë, për t‘u shfrytëzuar
sipas vullnetit të shtetit, pas
përfundimit të koncesionit".
Petrolifera mori një kontratë
koncesionare në vitin 2004
për të ndërtuar kapacitete
magazinimi hidrokarburesh
në Portin e Vlorës, përgjithësisht
me qëllimin që të funksionojë
si një pikë këmbimi
në tregtinë ndërkombëtare të
naftës në detin Mesdhe. Pika
më e rëndësishme e tillë aktualisht
gjendet në Augusta,
Sicili. Mesdheu është një nga
tregjet më të mëdha të hidrokarbureve
në botë pas Detit të
Veriut. Sipas vendimit të qeverisë,
porti i ri duhet të ketë
një "faqe zyrtare, në gjuhën
shqipe dhe në anglisht, që
përmban informacion të plotë
për rregullat e funksionimit të
portit, tarifat dhe normat ditore
të ngarkim-shkarkimit, si
dhe informacion për situatën
e anijeve në port".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›