Kamerata e Tiranës,promovon ende vlera.
Kamerata e Tiranës risjell për publikun shqiptar koncertin e saj të radhës. Si një qëllim për lancimin e veprave më të rëndësishme të repertorit instrumental botëror. Koncerti i datës 24 Janar 2009 hap sezonin artistik 2009 të "cameratëstiranës". Ky koncert, ka per qëllim evidentimin dhe vënien në pah të vlerave profesionale dhe artistike të të rinjëve të "cameratëstiranës" tingujt e së cilës do të na shoqërojnë përgjatë gjithë sezonit artistik të këtij viti me të ftuar, muzikat të njohur në mbarë Europën dhe në mbarë botën. Cameratatiranës tashme ka treguar shumë qartë performancën e saj artistike , duke mbështetur, shoqëruar dhe bashkëpunuar me artistë të mëdhenj ndërkombëtar. Kjo mbrëmje e datës 24 Janar 09, e sjellë muzikën e dhomës pranë publikut shqipëtar me notat e talenteve më të reja që ka sot vëndi ynë. Nën drejtimin e dirigjentit të madh frances Jean Michel Ferran, që aktualisht është dhe dirigjenti permanent i orkestrës, cameratatiranës, na fton në një udhëtim romantik në Pragë, me dy nga serenatat më të njohura të literaturës botërore, duke venë ballë për ballë ndjeshmërite muzikore të dy majave të romantizmit çek, serenatat e Josef Suk dhe Antonin Dvorak. Titulli i koncertit eshte "Udhëtim Në Pragë" Dhe do të përmbajë psejsë, Jozeph SUK -serenatë për orkestër harqesh dhe Antonin Dvorak - serenatë per orkestër harqesh.