E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anan: Fundi i dhunës në Siri, prioritet kryesor

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan deklaroi se prioritet i tij kryesor është ndalimi i dhunës në Siri dhe shpërndarja e ndihmave humanitare dhe përfundimisht, “nisja e një procesi politik” për të zgjidhur konfliktin njëvjeçar. Ndërkohë të shtunën ai do të udhëtojë në Damask.
 

Anan këto komente i bëri në një konferencë për gazetarë me shefin e Ligës Arabe Nabil Elarabi në Kajro. Ai tha se ka mbështetjen e plotë ndërkombëtare.
 

Ndërkaq, Elarabi tha se nuk mund të ketë përsëritje të skenarit të Libisë në Siri, duke iu referuar fushatës ajrore të NATO-s që çoi në rrëzimin e Muamer Gadafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›