E Diel, 1 Nëntor 2026

Kameron Dagllas, djali i Majkëll dënohet me pesë vjet burg



Djali i legjendës hollivudiane, Majkëll Daglas, Kameron, është dënuar me pesë vjet burg, si pasojë e akuzave për posedim dhe tregti droge. Djali 31-vjeçar i Dagllas ishte arrestuar në gusht të vitit 2009, pas një bastisje për drogë në banesën e tij në Nju Jork. Ai u shpall fajtor për posedim të një sasi metamfetamine me qëllim të shpërndarjes së saj dhe për posedim të një sasie heroine. Majkëll, njerka Kethrin Zeta Zhons dhe gjyshi Kirk Daglas, i shkruan letër Gjykatës Federale në Manhatan duke kërkuar që t’i zvogëlohej dënimi të afërmit të tyre. Dhe siç duket, gjykatësit kanë marrë parasysh lutjet e familjarëve të Kameron, pasi i është ulur dënimi nga 10, në 5 vjet.

22 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›