Sharliz dhe Dejvid, viktima të modës, vishen njëlloj
Nuk mund të jetë veçse e sikletshme të shohësh dikë të veshur njëlloj si ty. Për më tepër kur personi tjetër është i gjinisë së kundërt. Nga kjo nuk mund të shpëtojnë as yjet e kalibrit si Sharliz Theron dhe Dejvid Bekam: fotografohen të veshur njëlloj, për të njëjtin rast dhe në të njëjtin vend. Të dy kishin veshur këmishë me kuadratë, sportive dhe trendi, saqë të japin idenë se i kanë blerë në të njëjtin dyqan. Këmishë dhe xhinsa për të dy yjet, të cilët ishin të pranishëm në një ndeshje të “Los Angeles Lackers” kundër “Oklahoma City Thunder”. Shtypi britanik thumbon deri aty sa i quajnë një çift që do të shkonin shumë me njëri-tjetrin. Për fat të mirë, biondja seksi është singëll për momentin, por problemi qëndron tek Dejvid, i cili nuk guxon as të shohë një tjetër femër nga frika se do ta kuptojë Viktoria.
22 Prill 2010