E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati: “Krenar për skuadrën dhe Mourinjon”



Është “krenar për këtë skuadër” dhe i “lumtur për publikun”. Kjo është ajo që deklaroi në të “nxehtë” presidenti i Inter, Masimo Morati pas fitores madhështore 3-1 të zikaltërve ndaj Barcelonës. “Jam krenar për këtë trajner, kaq të zotin dhe profesionist, - tha Morati, - dhe jam krenar edhe për lojtarët. Publiku ishte i jashtëzakonshëm pasi e mbështeti gjithmonë skuadrën, dhe në fakt ia vlente mundimi, pasi ishte fantastike, konkrete, vazhdoi, dhe tregoi krenari dhe kurajë. Mund të bënim edhe më shumë gola”.

KËNAQËSI- Numri një zikaltër nënvizoi shpirtin e madh të skuadrës që ia doli të përmbyste një situatë të rrezikshme pasa dizvanatazhit në fillim të ndeshjes. “Goli i Barçës mund tu jepte goditjen e fundit shpresave tona. Përkundrazi , -shtoi Morati, - ndodhi saktësisht e kundërta. Kritikët thoshin se blaugranasit ishte shumë në formë, por tani kemi mundësi reale për të shkuar në finale”.

MOURINJO – Në mbrëmjen e festës se Inter, Moratti hoqi disa guralecë nga këpucët: “në jetë asgjë nuk është e siguruar qysh në nisje, - tha Morati, - edhe pse në fakt një herë ishte një grup që tentonte se e kishte siguruar rezultatin qysh në ndeshjen e parë por më duket se nuk e përfundoi mirë”. Elozhet përfundimtare nuk mund të mos ishin veçse për Mourinjo: “Shihet mentaliteti i tij në lojën e skuadrës, - tha Moratti, - për të sukseset duhet të fitohen. Shpresojmë që Inter të mbajë të njëjtën qëndrim edhe në Barcelonë”.

KAMPIONATI – Një Inter që shkon përpara në Champions nuk do të thotë se nuk mendon për kampionatin: “Djemtë, - shpjegoi Moratti, - mendojnë se është e nevojshme të fitojnë edhe kampionatin. Qartësisht kjo varet nga Roma, por të fitosh titullin do të ishte një gjë e bukur për tu arritur”.

Ksavi- Mourinjos: "Nuk përfundon këtu"

Regjisori i Barcelonës dhe trajneri i Inter shkëmbejnë replika në tunelin e San Siro

“Ti i referohesh Ovrebos?”. Në këtë pikë vullkani final i Inter-Barcelona shpërtheu në tunelet e San Siro. Mourinho replikoi me Xavi dhe shpjegoi: “Pashë lojtarët e Barcelonës të zëmëruar me arbitrin. U them se e kanë memorien shumë të shkurtër: nuk mund ta harrojnë kur lojtarët e mi te Chelsea qanin për arbitrimin e Ovrebos, pikërisht në ndeshjen kundër Barcelonës”. Çfarë ndodhi? Ksavi kishte kritikuar Mou se ishte e lehtë të fitonte me një arbitër bashkëkombës të tij: Benquerença është portugez ashtu si trajneri i Inter. “Unë dhe Xavi nuk mund të grindemi, pasi e adhuroj prej 15 vjetësh. Pastaj është normale të thënë gjëra të tilla në këto momente tensioni”, - mbylli çështjen tekniku. Guardiola nuk dëshiron ta zgjasë më tej. “Arbitri? Këtë diskutim ju a lë juve”. Mou përkundrazi mendon për ndeshjen e kthimit. E di se nuk do të jetë e lehtë: “Mundësitë e kalimit qëndrojnë nga 50 deri 100. Camp Nou për ta është një gjë më shumë”. Guardiola konfirmoi: “Ndeshja e kthimit? Nëntëdhjetë minuta në Barcelona janë shumë të gjata”. I superkënaqur Moratti, që në natën e festës zikaltër lëshon edhe një shigjetë kundër Juventus. Më pas për Barcelonën: “Kishin thënë se do të na çanin më dysh, por në të vërtetë ndodhi e kundërta. Dhe mund të shënonim më shumë”.

Kambiaso: “Sekreti ynë, forca e grupit”

Esteban Kambiaso komenton për “Inter Channel” fitoren e madhe të Inter ndaj Barcelonës: “Pamë forcën e këtij grupi. Nuk mund të fitosh kundër një skuadre të tillë nëse nuk është kontributi maksimal i të gjithëve, i të gjithë grupit: jemi të kënaqur, të qetë, të lumtur, por mungon akoma pjesa e dytë. Por megjithatë u treguam të zotë, me golin e shpejt mund të shkonim më keq, por përkundrazi reaguam dhe fituam 3-1, kundër Barcelonës, nuk është një gjë që shihet për ditë. Ata kanë shumë kualitet, por ne ia dolëm të shkatërronim lojën e tyre dhe të ndërtonim tonë. Jemi me këmbë në tokë, por kemi një ëndërr... Dhe tani kokën në kampionat, duhet të mundim Atalantën”.

Leo e Dinho, arratisje nga “Milan Low Cost”

Pasi i ka dhënë përfundimisht lamtumirën titullit, Milan po përgatitet t’i japë lamtumirën edhe Leonardos, e ndoshta dhe Ronaldinjo. Trajneri kuqezi nuk e pëlqen më ambientin “low cost” në Milanello dhe ka vendosur të pranojë ofertën e Brazilit. Pas një sezoni të mrekullueshëm, ku megjithatë kuqezinjtë do ta mbyllin pa asnjë trofe Mister Leonardo nuk mund të vazhdojë të udhëheqë një skuadër pa ambicie. Para për blerje të mëdha nuk k dhe mungojnë dhe ato për të mbajtur, një si Ronaldinjo, e që nuk asnjë qëllim të rinovojë me pagë më të ulët. Milan do t’u besojë të rinjve që i ka rritur vetë, ndërkohë që bankina mund tu besohet dyshes Tasoti-Gali. Galiani është parë duke folur me Seko dhe Bettega të Juventusit, ndoshta për të trajtuar rastin e Trezeguet.

FITUESIT E KAMPIONATEVE

2010 Dinamo
2009 Tirana
2008 Dinamo
2007 Tirana
2006 Elbasani
2005 Tirana
2004 Tirana
2003 Tirana
2002 Dinamo
2001 Vllaznia
2000 Tirana
1999 Tirana
1998 Vllaznia
1997 Tirana
1996 Tirana
1995 Tirana
1994 Teuta
1993 Partizani
1992 Vllaznia
1991 Flamurtari
1990 Dinamo
1989 Tirana
1988 Tirana
1987 Partizani
1986 Dinamo
1985 Tirana
1984 Elbasani
1983 Vllaznia
1982 Tirana
1981 Partizani
1980 Dinamo
1979 Partizani
1978 Vllaznia
1977 Dinamo
1976 Dinamo
1975 Dinamo
1974 Vllaznia
1973 Dinamo
1972 Vllaznia
1971 Partizani
1970 Tirana
1968 Tirana
1967 Dinamo
1966 Tirana
1965 Tirana
1964 Partizani
1963 Partizani
1961 Partizani
1960 Dinamo
1959 Partizani
1958 Partizani
1957 Partizani
1956 Dinamo
1955 Dinamo
1954 Partizani
1953 Dinamo
1952 Dinamo
1951 Dinamo
1950 Dinamo
1949 Partizani
1948 Partizani
1947 Partizani
1946 Vllaznia
1945 Vllaznia
1937 Tirana
1936 Tirana
1934 Tirana
1933 Skenderbeu
1932 Tirana
1931 Tirana
1931 Tirana

22 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›