Protestë kundër arrestimit të fotoreporterëve

Gazetarët gjeorgjianë kanë protestuar sot kundër rastit të tre fotoreportëve të akuzuar se kanë spinuar për Rusinë.
Rreth 50 gazetarë locale, u tubuan jashtë presidencës, duke akuzuar presidentin Mikhail Sakashvili se ka urdhëruar arrestimin.
Protestuesit kishin veshur bluza me slloganin “Ku s`ka fotografi, s`ka demokraci”.
Të dyshuarit, përfshirë edhe fotografin personal të Sakashvilit, akuzohen se kanë mbledhur material konfidencial mbi liderin e Gjeorgjisë, i cili i është kaluar shërbimeve ushtarake ruse të zbulimit.
Sakashvili ka mohuar përfshirjen personale në arrestimet e tyre. Fotoreporterëve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 2 muajsh dhe nëse shpallen fajtorë rrezikojnë 12 vjet burg.
Moska i ka quajtur arrestimet e fundit si simptomë të “histerisë anti ruse”.