E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamerun prezanton “kukullat” konservatore që tentojnë Uestminsterin

Autori i Lajmit: Redaksia

Londër - E vlefshme dhe për një foto që do tia vlente për të zënë kopertinën e Vanity Fair, kandidatet konservatore të zgjedhjeve të përgjithshme në Angli kanë bërë pozën e tyre të fushatës. Të quajtura, “kukullat e Dejvidit” kandidatet për deputete do të tentojnë të zënë vendet në Parlamentin e ri britanik që do të rizgjidhet më 6 maj. Ato skanë asgjë të veçantë përveç gjakut blu të njërës prej tyre apo sytë e një modeleje të një tjetër kandidateje, por ato janë forca e liderit të konservatorëve, Dejvid Kamerun, dhe do përpiqen ti japin një dorë për ta bërë beniaminin e tyre kryeministër të Anglisë. Ato janë arma sekrete e tij, me të cilën ai do të tentojë të fitojë një luftë shumë të vështirë me laburistët, që kërkojnë mandatin e katërt historik. Ato ndajnë të njëjtën dëshirë për ta bërë botën një vend më të mirë dhe për këtë kanë marrë vlerësimet maksimale. Problemi është nëse këto qëllime të mira të këtyre amatoreve politike do të mjaftojnë që të shkojnë në Uestminster – veçanërisht në këto ditë të vështira ekonomike. Shumë prej tyre janë zgjedhur që të tregojnë se konservatorët kanë ndryshuar, por kjo nuk do të thotë se disa prej tyre (mosha mesatare është 39 vjeçe) kanë ndryshuar parimet e tyre dhe do të futen në Uestminster. Në fund të fundit, nëse konservatori do të zgjidhet kryeministër, ai do të kërkojë të lançojë politikane të reja me energji, pavarësisht naivitetit të shfaqur nga disa prej grave. “Më ka pëlqyer gjithnjë të ndihmojë njerëzit”, - thotë Sharlote Vere, 41 vjeçe një mikeshë e shokut të ngushtë të Dejvidit, multimilionerit Zak Goldsmith. Ajo iu përgjigj pozitivisht thirrjes së shefit të saj për tiu bashkuar “motrave” të tjera dhe fitimin e një vendi në Parlament. Më naiv duket se është deklarata e Helen Grant, një avokate e suksesshme që mund të bëhet dhe gruaja e parë me ngjyrë e konservatorëve që fiton një mandat deputeteje në Parlamentin anglez. “Dëgjova një nga fjalimet e Dejvid Kamerunit dhe më duhet të them: Po ne duam të fitojmë para, sepse neve na intereson kujdesi për veten”. Disa nga konservatoret e tjera mendojnë se pranuan të kandidojnë përballë laburistëve për shkak të respektit. Nusrat Ghani, 37 vjeçe, një nga prurjet më të fundit të konservatorëve, iu bashkua partisë vetëm verën e shkuar. Louise Bagshave, 38 vjeçe, dikur ka qenë pjesë e Partisë Laburiste (1996), thotë se ndihet shumë krenare që ka marrë teserën e Partisë Konservatore. Kamerun ka zgjedhur kështu taktikën e ish-rivalit të tij, Toni Bler, i cili në zgjedhjet e vitit 1997 publikoi emrat e kandidateve laburiste femra për ti promovuar, por dështoi. Shumica e tyre u “zhdukën” pa lënë gjurmë. Politika është një detyrë shumë e vështirë dhe kandidatet gra konservatore dinë shumë pak rreth politikës. Kush e di, mbase u sjellin pak oksigjen korridoreve të Uestminsterit...

Ky lajm është publikuar: 09/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›