Stajmberg: “SHBA, mbështetje Kosovës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Stainberg, rikonfimoi mbështetjen e fuqishme që Shtetet e Bashkuara kanë për Kosovën në rrugën e shtetndërtimit, ndërsa theksoi se SHBA-të janë partnere të Kosovës, si dhe angazhimin konkret krahas me partnerët evropian për mbështetjen e fuqishme për integrimet euroatlantike të Kosovës.
Në Prishtinë, Stainberg solli edhe përshëndetjet dhe premtimet e presidentit Obama dhe sekretares Klinton, duke garantuar kështu se SHBA-të do të jenë gjithmonë përkrah Kosovës. “ShBA ndihen shumë të lidhura me popullin e Kosovës dhe janë të angazhuara fuqishëm që të shohim të gjitha komunitetet në Kosovë në një të ardhme të sigurt në BE dhe në strukturat euroatlantike. Ne do të jemi me ju në arritjen e këtyre objektivave”,- u tha Stainberg, udhëheqësve të Kosovës.
Mbështetja
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin çdo hap që Kosova bën drejt së ardhmes, ka deklaruar dje në Prishtinë, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Stainberg.
Këto komente, zyrtari i lartë amerikan i bëri pas një takimi të përbashkët që zhvilloi me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Ndërsa ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, Stainberg inkurajoi institucionet të angazhohen edhe më shumë në luftimin e dukurive negative. Sidoqoftë, ai e ka vlerësuar si evident përparimin e arritur në Kosovën e pavarur dhe ka premtuar partneritetin amerikan drejt së ardhmes. “Shtetet e Bashkuara do të jenë partnere e Kosovës në çdo hap drejt të ardhmes”, ka thënë diplomati amerikan. Ai ka lavdëruar përparimet e arritura në përfshirjen e komunitetit serb në institucione dhe ka përshëndetur formimin e komunave të reja me shumicë serbe. Ndërkaq lidhur me integrimet si pjesë e angazhimeve të Prishtinës zyrtare, diplomati amerikan tha se Uashingtoni do të mbështesë angazhimet e Kosovës për tu integruar në BE si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Deklarata
Stainberg ka veçuar angazhimet në luftimin më efikas të krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Mungesa e luftimit të këtyre dukurive nuk i dëmton vetëm integrimin dhe investimet e jashtme, por i dëmton të ardhmen e vendit tuaj",- ka pohuar Stainberg. Në anën tjetër, udhëheqësit kosovarë kanë falënderuar edhe një herë Uashingtonin për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës dhe i kanë ftuar investitorët amerikanë të investojnë në Kosovë. Zyrtari i lartë amerikan tha se Prishtina dhe Beogradi mund të diskutojnë për shumë çështje pragmatike, pavarësisht dallimeve të mëdha që kanë në çështjen e statusit.
Të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta siç janë luftimi krimit të organizuar e korrupsioni si edhe vendosja e qarkullimit normal doganor. Stainberg tha se ishte i kënaqur, ngase kishte dëgjuar edhe këtë herë gatishmërinë e Prishtinës që të diskutohen këto probleme me të gjitha vendet e rajonit, përfshi edhe Serbinë. Sidoqoftë, përveç rëndësisë së vendosjes së këtij dialogu, ai nuk ka dhënë ndonjë afat kohor apo axhendë konkrete që parasheh vendosjen e këtij dialogu për çështje, të cilësuara si pragmatike. Pas takimeve me zyrtarët e lartë në Prishtinë, Stainberg ka vizituar edhe komunën e re të Graçanicës ku ka realizuar një takim të përbashkët me udhëheqësit e tri komunave të reja serbe.
Tadiç, Stainbergut: “Kurrë nuk do ta njohim Kosovën”
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i tha zv.sekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Stainberg, se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Siç transmeton AP, Tadiç ka thënë se pavarësia e Kosovës është “vija e kuqe”, të cilën Serbia kurrë nuk do ta kalojë. Ai ka shtuar se Serbia insiston në “zgjidhje kompromisi, e cila nënkupton se asnjëra palë nuk është as fituese dhe as humbëse”. Më herët Stainberg dhe nënkryetari i Qeverisë serbe, Ivica Daçiç, kanë biseduar për bashkëpunimin e Serbisë me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, KFOR-in, UNMIK-un dhe EULEX-in.
Zëvendëssekretari i Shtetit, Xhejms Stainberg, pasdite qëndron në Kosovë.
Stainberg dhe Daçiç biseduan për Kosovën
Nënkryetari i Qeverisë serbe, Ivica Daçiç, i ka thënë zëvendësekretarit amerikan të Shtetit, Xhejm Stainberg, se Serbia dëshiron bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-in, UNMIK-un dhe EULEX-in, sepse qëllimi i saj është që në Kosovë të ketë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët. Siç është njoftuar pas takimit, Daçiç dhe Stainberg kanë shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe strukturave të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Zyrtari i lartë amerikan është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç.
Ky lajm është publikuar: 09/04/2010