Xhein Xhihadi dhe vejushat e zeza, pse gratë i kthehen terrorizmit?
Autori i Lajmit: Redaksia
Dy incidentet e fundit në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi tregojnë se kur vjen fjala tek terrorizmi, burrat dhe gratë janë ndoshta jo dhe aq të ndryshëm sa shoqëria mund të besojë. Jamie Paulin-Ramirez javën e shkuar u bë qytetarja e dytë amerikane që mori mbi supe akuzat për terrorizëm në lidhje me tentativën e ekzekutimit të karikaturistit suedez, pas asaj të bashkëpunëtores në krim e njohur si “Xhein Xhihadi” (Colleen La Rose). Ndërkohë fushata e fundit e terrorit në Rusi dëshmon se ringjallja e “vejushave të zeza”, të cilat u shfaqën më shumë se një dekadë më parë janë kthyer për të goditur Kremlinin në luftën e tyre kundër Çeçenisë. Në SHBA, ku gratë kryejnë më pak se 10 për qind të vrasjeve, realiteti i femrave terroriste mund ende të trondisë dhe akoma më shumë kur ato vijnë brenda kufijve të SHBA-së. “Motivet kryesore dhe rrethanat që i detyrojnë femrat të kryejnë sulme vetëvrasëse janë shumë të ngjashme me ato që detyrojnë dhe burrat të bëjnë diçka të tillë”, - shkruante kërkuesja e fushës Lindsay ORourke në një artikull në “The Neë York Times” më 2008. “Hetimi i dinamikës së sulmeve vetëvrasëse të femrave jo vetëm që ndihmon keqinterpretimet e zakonshme, por tregon dhe karakteristikat e rëndësishme për terrorizmin vetëvrasës në përgjithësi. Por përse gratë i kthehen terrorizmit? Kjo është veçanërisht evidente me vejushat e zeza. Ato po i kthehen terrorizmit për të njëjtën arsye si dhe meshkujt: Kushtet në Kaukazin Verior kanë dalë jashtë kontrollit gjatë fushatës së fundit antiterror të Kremlinit, me autoritetet ruse që shpesh ndëshkojnë familjet e dyshuara se ndihmojnë rebelët, - thonë ekspertët. Nga ana tjetër, leximi i aktpadisë për zonjën Paulin-Ramirez, e cila tha se nuk është fajtore ditën e mërkurë ishte i lëkundur në përmbajtje. “Burrat kryejnë më shumë krime se gratë”, - thonë kërkuesit sipas një artikulli të fundit të revistën shkencore “Scientific American”. "Ne shumë shpesh nuk e pranojmë mundësinë që gratë të kryejnë të tilla veprime, - thotë kriminologu i Universitetit Verilindor, Jack Levin. "Ne nuk presim që gratë të hapin zjarr... dhe statistikisht ato nuk e bëjnë diçka të tillë”. Pothuajse të gjitha grupet terroriste duke nisur nga separatistët çeçenë, Tigrat e Tamilit në Sri Lanka apo Partinë Socialist Kombëtare të Sirisë përdorin gratë për të sulmuar armiqtë. Zonja LaRose u tha bashkëkomplotuesve në një email se paraqitja e saj, bionde dhe sy jeshilë do ti lejonte asaj që të hynte shumë kollaj në objektivin e tyre. La Rose u shpall e pafajshme ndaj akuzave për komplot terrorist më 18 mars. Të premten e shkuar prokurorët federalë shfaqën dhe provat që implikonin Ramirezin si pjesë e një plani terrorist për të ekzekutuar karikaturistin suedez, Lars Vilks. Të njëjtën ditë Ramirez mbërriti në Evropë vitin e shkuar dhe u martua me një burrë algjerian, me të cilin su takua kurrë. Ai ishte një konspirator edhe pse në raportin e prokurorëve nuk ngrihet asnjë akuzë kundër. “Problemi i konvertimeve amerikane të fesë në islamikë radikalë nuk është diçka e re”, - thotë Juan Carlos Zarate, një këshilltar i vjetër në Qendrën e Studimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare. “Ajo çka është e re është fakti se në këtë rast, personi që ndërron fenë mund të jetë një grua në moshë të mesme”.
Ky lajm është publikuar: 09/04/2010