E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç viziton luginën e Preshevës

Autori i Lajmit: Redaksia

Presidenti serb Tadiç viziton Luginën e Preshevës, pa u mbushur as një muaj nga vizita që bëri atje Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta.
Presidenti i Serbisë Tadiç, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të formojnë Këshillin e tyre Kombëtar, e në këtë mënyrë, të ndërmarrin vetë përgjegjësinë për zhvillimin e shtetit në të cilin jetojnë.
“Dëshiroj ti inkurajoj shqiptarët tanë për të marrë pjesë në institucionet e tyre kombëtare në Serbi, për shkak se kjo (Serbia) është vendi dhe shtëpia e tyre”, -ka thënë Presidenti Tadiç, gjatë bisedës së sipërpërmendur. Gjithashtu, Tadiç premtoi që përveç Fakultetit të Medvegjës të hapet Fakulteti i gjuhës shqipe edhe në Preshevë dhe Bujanovc. Në këtë mënyrë, Presidenti Tadiç përçon në Luginën e Preshevës të njëjtin mesazh që çoi atje edhe z. Meta për shqiptarët e Serbisë, që një perspektivë e re po hapet edhe për Luginën e Preshevës, ashtu siç u hap për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd.

Ky lajm është publikuar: 09/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›