Marrëveshja START 2 nxjerr raketat “Tomahouk” në “pension”
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington - Pentagoni njoftoi se në një hark kohor prej 2 ose 3 vjetësh Shtetet e Bashkuara do të tërheqin raketat tokë-ajër me mbushje bërthamore. Lajmi u njoftua prej zv/sekretarit të Mbrojtjes, Xhejms Miller, i cili tha se raketat, të njohura ndryshe me emrin “Tomahouk”, nuk u shërbejnë më Shteteve të Bashkuara në Azinë Verilindore. “afati për tërheqjen e tyre do të jenë dy deri në tre vitet e ardhshme”, - tha Miller. “Përpara se të merrnin vendimin e nxjerrjes nga qarkullimi të raketave që nisen nga deti, Shtetet e Bashkuara kryen një sërë konsultimesh me aleatët e tyre, Korenë e Jugut dhe Japoninë, ku shumë drejtues ushtarakë dhanë mbështetjen e tyre për tërheqjen e armëve, por dhe vende të tjera partnere me SHBA-në”, - tha më tej Miller. “Ne arritëm në një pikë besimi të përbashkët që Tomahouk ishte një sistem i tepërt dhe jo i efektshëm për të vazhduar mbulimin e Azisë Verilindore”, - tha zyrtari duke shtuar se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të çmontojnë kokat e tyre bërthamore të sistemeve dhe ato raketore apo të nëndetëseve. Masa e ndërmarrë prej Uashingtonit bën pjesë në strategjinë e re bërthamore të administratës Obama dhe në kuadër të shkurtimit të arsenalit bërthamor. Marrëveshja parashikon që gjatë shtatë viteve në vijim të reduktohet me 30 për qind arsenali bërthamor i vendeve, i stacionuar nga dy ish-armiqtë e Luftës së Ftohtë, por që të dy vendet do të ruajnë arsenal të mjaftueshëm, sa për të shkatërruar njëri-tjetrin. Që të dy vendet synojnë që me këtë marrëveshje të forcojnë përpjekjet e tyre për të frenuar ambiciet bërthamore, të vendeve si Koreja e Veriut dhe Irani. Traktati tani duhet të ratifikohet nga Parlamenti i Rusisë dhe Senati amerikan, në radhët e të cilit Shtëpia e Bardhë tashmë ka filluar përpjekjet lobuese.
Ky lajm është publikuar: 09/04/2010