Izrael, ndalohet ushtarja spiune, i kalonte informacione Haaretz
Autori i Lajmit: Redaksia
Jeruzalem – Një ish-ushtare izraelite është nën hetim me akuzën e spiunazhit. Gruaja Anat Kamm, 23 vjeçe, akuzohet se i ka kaluar kopje dokumentesh “top-sekrete” gazetës së përditshme vendase “Haaretz”. Ajo ndodhet që prej muajit dhjetor në arrest shtëpiak dhe, nëse do të shpallet fajtore, rrezikon dhe burgimin e përjetshëm. Lajmi për arrestimin e saj është bërë publik vetëm ditën e enjte, deri në një vendim të autoritetit hetues. Gjykata mendon se ajo është informatorja për një artikull në
“Haaretz” ku ushtria izraelite akuzohej për vrasjen e militantëve palestinezë duke thyer një ligj të Gjykatës së Lartë. Sipas akuzës, vajza e re ka përfituar nga periudha që ka shërbyer si sekretare 2005-2007 për Yaïr Naveh, komandantin qendror në Çisjordani për të vjedhur rreth 2000 dokumente të klasifikuara si “top-sekrete”. Anat Kamm, që ka shërbyer pas shërbimit ushtarak dhe për sajtin gazetaresk “Ëalla”, mendohet tia ketë transferuar pjesën më të madhe të dokumenteve gazetares së “Haaretz”, Uri Blau. Kjo e fundit i ka shfrytëzuar ato për një sërë artikujsh dekonspirues për metodat e jashtëligjshme të përdorura nga ushtria gjatë konfliktit në Gaza. Një nga këta artikuj fliste në veçanti se si ushtarët merrnin urdhra për të ekzekutuar aktivistët palestinezë të Xhihadit islamik në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë vendase. Kështu, artikujt e Blau e tejkaluan censurën izraelite. Anat Kamm nga ana e saj konfirmoi se një veprim të tillë e ka bërë për arsye ideologjike. I intervistuar nga radioja ushtarake, avokati Avigdor Feldman theksoi se klientja e tij kishte hyrje të lirë në kompjuterin e gjeneralit Naveh nga ku ushtarja zbuloi dhe dokumentet që implikonin ushtrinë në vrasjet e paligjshme të rebelëve palestinezë.
Ky lajm është publikuar: 09/04/2010