E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fisnik Kruja: Pse u ankuam për islamofoben Bogdani

TIRANE-Kryetari i Forumit Musliman të Shqipërisë, Fisnik Kruja konfirmoi mbrëmë për “Gazetën Shqiptare” autenticitetin e letrës së dërguar nga Partia Konsevatorë në Uells. Kruja saktësoi se letra dërguar konservatorëve ku shpreheshin shqetësimet për deklaratat “islamofobike” të Bogdanit, erdhi pasi kandidatja bëri disa komente gjatë një interviste në “Top Channel”. Zoti Kruja, pse vendosët t’i dërgonit një letër konservatorëve uellsianë për zonjën Bogdani? Reagimi erdhi pas transmetimit të emisionit “Deja Vu” në “Top Channel” ku në atë intervistë ishte e ftuar Mirela Bogdani. Gjatë kësaj interviste u shfaqën foto të disa vajzave me shami dhe Bogdani komentoi me terma cinikë dhe fyes për këto femra që sipas saj po jetonin një ndrydhje. Sipas saj, atyre femrave u imponohen shamitë dhe nuk i mbajnë ato me vullnet të lirë. Ajo u shpreh me antipati dhe në mënyrë të ekzagjeruar në lidhje me muslimanët në Europë që sipas saj nuk bëjnë përpjekje të integrohen në botën e zhvilluar. P.sh, ajo e konsideroi veriun e Londrës, si Londonistan. Ajo u shpreh se kur i shoh këto femra më bezdisin dhe ishte kritike ndaj këtij komuniteti të fesë islame. Ky ishte momenti që ju vendosët t’i shkruanit britanikëve... ? Ne patëm reagime të shumta nga muslimanë nga e gjitha bota, jo vetëm në Shqipëri të cilët kishin ndjekur intervistën. Na thanë të reagojmë ndaj këtij qëndrimi racist dhe islamofob. Shumica jonë vendosi që duhet të reagonim sepse edhe në Shqipëri muslimanët sulmohen për shkak të fesë. Ne jemi të vendosur të mbrojmë besimin tonë në bazë të gjitha konventave ndërkombëtare. Britania është emblema e Europës dhe jemi të kënaqur nga qëndrimi dinjitoz i Partisë Konservatore britanike dhe i falenderojmë ata. Opinioni duhet të ketë kujdes dhe duhet të mësojë se si duhet t’i trajtojë muslimanët nën shembullin e konservatorëve britanikë. Mendoj që politika duhet të sillet me mirë, është një kontrast i dukshëm më Britaninë. (d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›