Rama: Qeveria tu sigurojë qytetarëve të drejtën e votës
Gjatë një vizite në fshatin Priskë kreu i PS Rama është takuar me banorë të cilët kanë shprehur shqetësimin lidhur me pamundësitë për pajisjen me karta. Rama ka theksuar se qeveria tu sigurojë shqiptarëve të drejtën kushtetuese të votës.
PRISKË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka qenë sot në fshatin Priskë. Rama është ndalur në një takim spontan me banorët e këtij fshati. Kreu i Partisë Socialiste ka dëgjuar prej tyre mjaft dëshmi të familjeve me numër të madh pjestarësh të papunë apo në pension, të cilët e kanë fare të pamundur pajisjen me letër njoftime.
Duke dëgjuar dëshmitë personale të shumë banorëve të këtij fshati Edi Rama u shpreh për kërcënimin qeveritar që i vjen të drejtës kushtetuese për të votuar: “Të gjitha dëshmitë tuaja janë dëshmi kuptimplota, që tregojnë se jo këtu, por në të gjithë Shqipërinë, varfëria dhe papunësia që janë ulur këmbëkryq në çdo familje, veçanërisht në fshat. Varfëria dhe papunësia e bëjnë të pamundur blerjen e kartës, që deri në 28 Qershor është një e drejtë. E drejta e votës nuk blihet, e drejta e votës është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë nga populli sovran dhe as mund ta shesi qeveria të drejtën, ashtu siç shet një shërbim”- tha Rama.
Më tej Rama shtoi se “Ditën e zgjedhjeve qytetaret dhe qytetarët janë të barabartë qofshin të pasur, qofshin të varfër, qofshin në punë, qofshin të papunë”.
Rama gjatë bashkëbisedimit me këta banorë është shprehur se qeveria duhet të reflektojë sa më parë për të hequr taksën mbi votën dhe për tju garantuar shqiptarëve të drejtën kushtetuese të saj. (a.r/news24/balkanweb)