Hysi: Basha luan teatër me të drejtat e minoritetet rom
TIRANE- Sot në ditën ndërkombëtare të të drejtave të romëve, deputetja socialiste Vasilika Hysi akuzoi kandidatin e PD-së për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, se po luan teatër me komunitetin rom, pasi sic tha ajo, Basha nuk mori asnjë masë kur romët u shpërngulën me forcë nga banesat e tyre.
“Sot, kandidati i Saliut për Bashkinë e Tiranës, nuk mund të dalë e të luajë teatrin e radhës duke u hequr sikur merakoset për hallet e komunitetit rom. Ishte, ky njeri që si Ministër i brendshëm nuk bëri asgjë për të mbrojtur 45 familjet rome që u sulmuan për ditë me radhë, në mes të Tiranës, nga banditë të armatosur dhe u detyruan të shpërngulen me forcë nga banesat e tyre. Ishte policia e Lulit të Saliut, ajo që jo vetëm ndenji duarkryq, ndërkohë që familjet rome i nënshtroheshin dhunës, kërcënimeve dhe djegies së banesave të tyre, por që u përpoq ta fshihte këtë ngjarje”,- tha Hysi.
(m.a/BalkanWeb)