Kamëz, tentativë grabitjeje në një pikë këmbimi valutor
TIRANE - Dy persona të armatosur dhe me maskë tentuan të grabisin në një pikë këmbimi valutor.
Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të pasdites së sotme në Kodër Kamëz, Tiranë.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve pasi janë filmuar nga kamerat e sigurisë të pikës së këmbimit valutor.
Në vendin e ngjarjes është përhapur panik te qytetarët prezent pasi personat e maskuar e të armatosur kanë qëlluar dy herë në ajër pasi kanë dalë nga pika e këmbimit valutor.
Policia po punon për arrestimin e dy autorëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)