E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tieri Henri, përralla e pabesueshme e një heroi

TIRANE-Pesë vjet pas ndarjes, Tieri Henri rikthehet të jetë një hero në “Emirates Stadium”, në një prej përallave më të bukura të historisë së futbollit. Francezi shënoi golin e fitores për Arsenalin në ndeshjen e Kupës së Anglisë kundër Lidsit, duke “çmendur” tifozët e pranishëm në stadiumin londinez. “Është e pabesueshme, nuk e kisha menduar kurrë se do të luaja sërish me Arsenalin apo të bëhesha hero që në ndeshjen e parë, - deklaroi Henri. – Nuk di vërtet ç’të them. Është çmenduri. 15 ditë më parë isha në Meksikë dhe tani shënoj sërish me Arsenalin”. “Është një ëndërr, një përrallë për t’ua treguar fëmijëve. Do ta fus edhe në listën e Champions, - tha trajneri Venger. – Ai ishte legjendë, por tani shtoi një tjetër faqe të librit”.

(d.b/a.atifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›