"Kamikazi" me 500 euro shpërtheu pa shkuar në adresë

06/03/2005 Rishfaqet aparatura e celularit "Siemens" kurdisja e lëndës plasëse
Nuk ka ndodhur në Rripin e Gazës, nuk ka ndodhur në Bagdat, as në Basra, Por në Rrugën "Don Bosko" në Tiranë mëngjesin e djeshëm. "Kamikazi" fatkeq është hedhur në erë pa vajtur në adresën e kërkuar. Një grusht para, një copë bukë e pangrënë, një zile telefoni dhe gjithçka është bërë pluhur në pak sekonda. Dyshimet e policisë dhe prokurorisë janë përqëndruar në këtë pistë, që renditet në krye të hetimeve. Nuk ka gjurmë gishtash. Masakra e eksplozivit ka bërë të sajën. Mundësia e identifikimit fillon nga e pakët drejt hiçit. Zilja e telefonit që bënte aktivizimin, në aparaturën e celularit "Siemens" ka rënë jo në minutin e duhur, për marrësin e prorosisë dhe lënda shpërthyese ka vrarë "atentatorin". Por jo shënjestrën. Bashkëpunëtori, dëshmitari, apo shoqëruesi i vrasësit të vetvrarë, ka mundur të ikë dhe të shndërrohet në një anonim për ekspertët, që merren me zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se ai është plagosur nga shpërthimi, por ka arritur të largohet, duke lënë gjurmë gjaku provë të pranisë së tij në vendin e ngjarjes. Do të jetë analiza e ADN-së që do të njohë dhe regjistrojë në dosje të kërkuarin e parë të kësaj ngjarjeje. Mbetjet nga trupi, apo ndonjë shenjë e vogël, shpresohet se mund të sjellin njohjen prej familjarëve, që nuk kanë dijeni për të afërmin e munguar nga dita e djeshme në shtëpi.
Paratë
Viktima ka pasur me vete një shumë prej 500 eurosh. Këto lekë, kanë habitur disi hetuesit, që kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Befasia ka ardhur duke pasur parasysh bukën që kishte me vete dhe ushqimin e varfër. Dyshohet se mos paratë i janë dhënë të riut, që ai të kryejë porosinë e më pas të marrë një shumë tjetër të premtuar. Ekspertët dyshojnë se porositësi është penduar mbase në momentin e fundit dhe një zile telefoni ka aktivizuar lëndën plasëse që ka coptuar mbajtësin e saj.
Viktima
Nuk përjashtohet mundësia që personi transportues i eksplozivit të ishte njeriu që duhej të ekzekutohej. Ky masakrim "shembull" ngjan si në shenjë hakmarrjeje, por mungesa e identifikimit të viktimës, cungon versionin. Skema dhe ora e ekezekutimit nuk ngjajnë të përsëritura, ndonëse rastet e atentateve janë shtuar dukshëm. Njësia e Antiterrorit po punon për të saktësuar mekanizmin e atentatit, që ritronditi Tiranën, në mëngjesin e së shtunës.