Dosja "Lame", ecuri hetimesh
06/03/2005 Drejtoria e policisë së Tiranës ka angazhuar të gjitha strukturat e saj për të zbardhur dhe identifikuar autorët e vrasjes së Vajdin Lames dhe Artan Arzit. Kryekomisar Albert Dervishi u shpreh para gazetarëve se po vijon puna intensivisht në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Për herë të parë për këtë çështje, është ngritur një grup i përbashkët hetimor prokurori-polici, i cili po punon intensivisht duke vlerësuar çdo provë dhe informacion në funksiuon të zbardhjes së kësaj vepre kriminale. "Në pamundësi për të dhënë detaje rreth ecurisë së kësaj çështjeje, për shkak të rrezikut të dëmtimit të procesit hetimor, mund të deklarojmë se me masat që janë marrë dhe punën që po bëhet. Policia dhe prokuroria do të respektojnë madje dhe do të përshpejttojnë të gjithatë afatet kohore të përcaktuara nga ligji për zbardhjen e kësaj ngjarjeje", theksoi drejtori i policisë së Tiranës. F.B