Topi: Të vijojë dialogu politik, të shmangen debatet e parakohshme
TIRANE-Presidenti i Republikës, Bamir Topi shpreh sot se është koha të ndalen debatet e parakohshme dhe të vijojë dialogu politik.
Zyra për shtyp e Presidentit bën të ditur se ky qëndrim i kreut të shtetit u shpreh sot paradite kur Bamir Topi zhvilloi një takim pune me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për ecurinë e procesit integrues evropian të Shqipërisë.
Të njëjtat burime theksojnë se në këtë takim, Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut politik institucional për realizimin e reformave të nevojshme, shmangien e debateve të panevojshme e të parakohshme si dhe përmbushjen e kritereve që do të mundësonin bërjen pjesë edhe zyrtarisht të Shqipërisë në familjes së madhe evropiane.
Nga ana e tij, kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Sekui, duke vlerësuar rolin kushtetues dhe institucional të Presidentit Topi si simbol i unitetit të popullit. Zyra për shtyp e Presidentit bën të ditur se, Sequi nënvizoi rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra dhe dialogut konstruktiv mes forcave dhe aktorëve politikë për të ardhmen integruese evropiane të vendit tonë.
(d.b/BalkanWeb)