E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manifestimet për 100 vjetorin e pavarësisë, Basha në Shkup

SHKUP- Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha celi sot në Shkup siparin e manifestimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamuri.

Ftesa e Kryebashkiakut Basha erdhi pas ftesës së autoriteteve maqedonase për të vendosur zyrtarisht gurthemelin për sheshin "Skënderbeu" në Shkup.

Kreu i Bashkisë së Tiranës gjatë viziës së tij në Shkup u takua me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi. Basha u shpreh për bashkëpunim mes komunave e bashkive shqiptare.

Shkupi dhe shqiptarët e Maqedonisë do të bëjnë përpjekje maksimale që për shënimin e këtij viti jubilar të mos mbeten prapa Tiranës dhe Prishtinës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›