Ruli: Rritja e eksporteve sukses, prioritet dixhitalizimi i bujqësisë
TIRANË- Ministri i i Bujqësisë, Genc Ruli ka vlerësuar si të sukseshëm vitin 2011, pasi sipas tij ka shënuar rritje të eksporteve bujqësore dhe nivelin më të ulët për importet gjatë 5 vjecarit të fundit. Këtë deklaratë ministi i Bujqësisë e bëri gjatë analizës vjetore të ministrisë që ai drejton.
“Dinamikën e sektorit të bujqësisë e ilustron ecuria e eksporteve bujqësore. Eksportet paraqesin zgjerim dhe në total kemi rritje 33%, ku veç perimeve, bimëve medicinale, kemi tashmë fruta dhe sidomos eksportin e patates. Eksportet e prodhimeve blegtorale paraqesin rritje të mirë për këtë vit 38% dhe ajo që spikat është rritja e eksportit të mishit”- theksoi ministri Ruli.
Ministri Ruli ka theksuar si prioritet të këtij viti dixhitalizimin tërësor të tokës bujqësore, duke i qëndruar edhe deklaratave që kryeministri Berisha bëri pak ditë më parë.
“Aktualisht kemi regjistrim te rreth 50% të zonave kadastrale, po punohet për kalimin tij në formën dixhitale, me tej, dixhitalizimi i kadastrës së tokave dhe veprave kulluese e ujitëse”- u shpreh Ruli.
(el.me/BalkanWeb)