Kamioni del nga rruga, një i vdekur, një i plagosur
Lushnje- Një person ka humbur jetën, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë kur mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Ngjarja ndodhi gjatë natës në rrethin e Lushnjes, pak kilometër larg nga qendra e qytetit.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se në aksident ka humbur jetën shtetasi Agron Veliu, 39-vjeç, lindur e banues në Çermë Pasha të komunës Çermë dhe ka mbetur i dëmtuar Adriatik Shuli.
“39-vjeçari Veliu po udhëtonte rreth orës 00:30 minuta nga Divjaka në drejtim të Çërmës. Veliu ka qenë në rolin e pasagjerit, ndërkohë që kamioni drejtohej nga shtetasi Adriatik Shuli”- thanë të njëjtat burime.
Nga hetimet në vendin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e drejtimit dhe për pasojë kamioni ka dalë nga rruga. Më paskamioni është përplasur me një pemë ku si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri.
Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur gjithashtu se ndihma mjekësore ka qenë e kotë për viktimën, pasi ai gjeti vdekjen gjatë rrugës për në spital. Ndërsa drejtuesi i mjetit u trajtua në spital.