Berat, rritet çmimi i gazit dhe i druve për ngrohje
11/12/2009 Ulen temperaturat, shitësit spekulojnë me rritjen e kërkesës. Ankohen qytetarët
BERAT- Ulja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bërë që qytetarët t’i drejtohen dyqaneve për më tepër gaz për kryesisht për ngrohje. Si rezultat i rritjes së kërkesave pranë qendrave të shitjes së gazit të lëngshëm në qytetin e Beratit mësohet se kemi një rritje të çmimit krahasuar me një muaj më parë.
Rritja
Qytetarët ankohen se gjatë ditëve të fundit një bombol gazi 10 litërshe që një muaj më parë kushtonte 10 mijë lekë gjatë dy ditëve të fundit e njëjta sasi tashmë kushton 11 mijë lekë të vjetra. Në lidhje me këtë rritje të çmimit tregtarët e gazit të lëngshëm shprehen se kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të gazit në pikat ku ai tregtohet me shumicë dhe se sipas tyre kjo rritje nuk ka ardhur prej tyre. Me gjithë pretendimet e ngritura prej tregtarëve qytetarët kanë nisur tashmë të konsumojnë më tepër gaz në banesat e tyre dhe pse cilësia sipas tyre lë shumë për të dëshiruar. Por, gazi duket se nuk është e vetmja mënyrë që qytetarët kanë zgjedhur për ngrohje në këto ditë të para të dhjetorit. Kohët e fundit në këtë qytet është vënë re ardhja në rritje e kërkesave për dru zjarri për ngrohje. Por, dhe çmimi i druve për ngrohje duket se nuk ka ngelur prapa në lidhje me çmimin që ka pësuar gjatë ditëve të fundit. Në pikat jo të shumta të drurëve mësohet se qytetarët çdo ditë e më tepër po i rikthehen konsumimit të drurit për ngrohje. Por, qytetarët nga ana e tyre ankohen se një metër kub dru tashmë kushton 36 mijë lekë nga vetëm 30 mijë lekë që kushtonte muaj më parë. Me të gjitha këto rritje çmimesh qytetarët shprehen se këto mbeten alternativat e vetme për ngrohje në këtë stinë dimri.