Durresi hiqet nga harta e droges
Qarku i Durrësit nuk është më pjesë e hartës ku kultivohet bima e cannabis sativa. Kjo është deklaruar nga drejtues të policisë së shtetit si dhe prefekturës së Durrësit gjatë një takimi që është zhvilluar me shtabin e luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Prefekti i Durrësit Genci Alizoti në raportimin e shifrave në lidhje me bimët cannabis sativa ka deklaruar se ka një ndryshim rrënjësor të bimëve të asgjësuara nga viti 2009 me vitin 2010, pasi dy vjet më parë janë asgjësuar 34.759 rrënjë, ndërsa gjatë vitit 2010 vetëm 862 rrënjë.
Nëndrejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Agron Kuliçaj është shprehur në këtë takim se tashmë zonat e kultivimit të bimëve narkotike në Durrës janë rrudhur ndjeshëm dhe se kultivuesit janë zhvendosur drejt zonave të thella malore.
Zonat më problematike në Qarkun e Durrësit të kultivimit të bimëve narkotike kanë qenë disa fshatra në Kruje, si Brusi, Zalle, Cudhi dhe Mazhe e Madhe.