E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi mohon kontestimin e Jahjagës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mohuar të ketë ndërmend të marrë çfarëdolloj nisme para Gjykatës Kushtetetuese me qëllim kontestimin e zgjedhjes së presidentes Atifete Jahjaga.
 

Në një intervistë për mediat kosovare Krasniqi theksoi se me gjithë kritikat ndaj hapave proceduralë për këtë zgjedhje, respekton dhe mbështet marrëveshjen me të cilën vendi doli nga ngërçi politik.
 

Ai i cilësoi si të pasakta publikimet në media se ai do të mbështesë nismën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Atifete Jahjaga.
 

Mediat kosovare theksuan sot se kabineti i kryekuvendarit Jakup Krasniqi së bashku me Vetëvendosjen do t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shkak se “ambasadori amerikan, Christopher Dell ka detyruar Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Behgjet Pacollin ta nënshkruajnë marrëveshjen për tejkalimin e krizës institucionale në Kosovë, e cila drejtpërsëdrejti është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës për zgjedhjen e Presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›