Topi: Dhuna në fushatë, përgjegjësi e partive, ta shmangin
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi i bën thirrje partive politike të shmangin dhunën fizike gjatë fushatës zgjedhore, sepse përgjegjësia e plotë për këto do të bjerë vetëm mbi partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre.
Apeli i fortë është bërë nga kreu i shtetit në një takim të zhvilluar sot paradite me përfaqësues shqiptarë të Organizatës botërore kundër korrupsionit “Transparency International” Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtues të Forumit shqiptar “Mendimi i Lirë”.
Duke folur për situatën aktuale politike dhe fushatën e zgjedhjeve vendore presidenti nënvizoi "rëndësinë e bërjes transparente të financimeve të partive politike dhe fushatës në përputhje dhe zbatim të ligjit"- informoi zyra e shtypit e presidencës.
Ai gjithashtu apeloi edhe njëherë për nevojën e realizimit me sukses të këtyre zgjedhjeve përmes një procesi të drejtë e korrekt zgjedhor dhe sipas standardeve demokratike, duke konsideruar si "të domosdoshme prezantimin e alternativave bindëse në shërbim të qytetarëve dhe uljen e tensioneve të panevojshme".
Në këtë pikë Kreu i Shtetit theksoi "nevojën e shmangies së dhunës fizike gjatë fushatës zgjedhore, e cila vjen natyrshëm pas dhunës verbale të përdorur nga disa kandidatë, sepse përgjegjësia e plotë për këto do të bjerë vetëm mbi partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre."
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e “Transparency International Albania”, u shprehën për realizimin e zgjedhjeve vendore të drejta e të qeta.
Ndërkaq, nisur nga raportet tashmë të hartuara prej tyre mbi gjendjen e financimeve të partive politike, përfaqësuesit e TIA-s vlerësuan ndryshimet në ligjin mbi partitë politike kryesisht për financimet, por theksuan se këto ndryshime ende nuk japin garancinë e transparencës së kërkuar për burimet financiare të partive politike, sidomos gjatë fushatave zgjedhore. Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin shumëvjeçar të Organizatës globale “Transparency International” si një rrjet që tenton të nxisë qeveritë në zbatimin e reformave antikorrupsion, si dhe misionin që ky organizëm vijon të kryejë në hulumtimin dhe evidentimin e fenomeneve korruptive në vende të ndryshme të globit.
(s.g/balkanWeb)