25 femrat e nxehta të sportistëve
Edhe pse janë tërhequr nga bota e sportit, ku kanë qenë yje dhe të adhuruar nga tifozët e kanë fituar shuma të mëdha para, ata ende kanë të dashura të nxehta, apo gra të devotshme. Tërheqja nga sporti u kanë dhënë më shumë kohë të kushtohem “WAGs”-ve të tyre. Ja 25 femrat më të nxehta të lojtarëve “pensionistë”...
25 – Kim Aleksis
Shumë e njohin Kim Aleksis e njohin për bukurinë e saj të dukshme fizike. Por historia e 50-vjeçares së sotme është shumë e pasur. U rrit si atlete, pëlqente të provonte sportet e reja dhe inkurajoi gratë e tjera të ushtronin fitnes si një shëndet real. Ajo ka qenë një nga modelet më të nxehta të viteve 1980, dhe e nisi karrierën në moshën 18 vjeç duke qenë më pas kopertina e më se 500 revistave, por më pas u bë një spikere në TV, aktore, dhe komentatore joshëse sporti. Ajo është martuar tani me ish-lojtarin amerikan të hokejit (NHL), Ron Duguaj, më të cilin ka një djalë. Nga martesa e parë e saj me Xhim Stokston ka katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Aleksis ka shkruar shumë libra për industrinë e modelimit. Objektivi i saj: të inkurajojë gratë e tjera për të dhënë më të mirën e tyre në të gjitha fushat e jetës.
24 – Lisa Guerrero
Liza Kols Guerero (sot 46 vjeç) është një reportere sportive dhe një personalitet televiziv. Gazeta “Los Angeles Times” e ka konsideruar Guerreron si një reportere të palodhshme sportive. Gazeta “The Hispanic Business Journal” e përfshiu at në 100 personat me orgjinë spanjollë më me influencë në Amerikë. Ka qenë e ftuar e ish-presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2003. Ajo është e martuar me ish-sportistin e bejzbollit të MLB-së, Skot Erikson. Liza ka qenë pjesë e emisionit të famshëm sportiv në Amerikë, “The Best Damn Sports Shoë Period” të “Foks Sports Net” dhe “Comcast SportsNet”. .
23- Laura Boon
Laura Bun (Miss Tetori 1998) është gruaja e heroit të ALSC, bejzbollistit Aron Bun, një protagonisti të madh në serinë e gjatë të fitoreve të Nju Jork Jankis kundër rivalëve të mëdhenj, Boston Red Soks. Aron ka bërë zgjedhjen ideale duke u martuar me një nga heroinat e revistës joshëse “Playboy”, duke dëshmuar se ishte një burrë me shije në të zgjedhur. Laura kishte deklaruar: “Dëshiroj të jem e suksesshme, të martohem me burrin e ëndrrave të mia dhe të kemi shumë fëmijë”.
22 – Xhesika Simpson
Për një këngëtare amerikane, aktore dhe personalit në televizion, si Xhesika Simpson (30 vjeç), e që jeton më famën e krijuar qysh kur ishte 19 vjeçe, është e vështirë të gjendet në krahët e një burri të vetëm. Këngëtarja, e cila ka marrë tre albume të arta dhe dy platini, u martua me Nik Leçej, duke krijuar edhe një realiti shou muzikor në MTV. Bota u habit kur dëgjoi se ajo kishte një të dashur të ri, Toni Romo, të cilin e la se nuk ishte një futbollist i zoti. Nga korriku i këtij viti, bukuroshja ambicioze është martuar sërish me ish-futbollistin amerikan, Erik Xhonson, tashmë një agjent sportistësh.
21- Kiana Kim
Pit Roz, një nga bejzbollistët me të mirë të gjitha kohërave në MLB, sot 68 vjeç, ka të dashur një nga “lepurushet” e revistës së famshme amerikane “Playboy”, Kiana Kim, e cila është jo pak, por 40 vjet më e vogël se i dashuri i saj. Gjithçka lindi pas një bisede mbi sportin, duke nisur nga bejzbolli. Kiana Kim, 29 vjeç”, është vlerësuar nga revista “Playboy”, si një nga “100 femrat më seksi të vitit 2009”. Kianan ka lindur në Seul të Koresë së Jugut, por shkoi në Los Anxheles në moshën pesë vjeç. Përpara se të lidhej ke Pit Roz, ajo punonte si stjuardesë në Korean Airlines.
20 – Ivet Prieto
Ivet Prieto (30 vjeçe) ka qenë e lidhur me basketbollistin e madh amerikan të NBA-së, Majëll Xhordan, qysh prej vitit 2008. Të dy janë fotografuar së bashku shumë herë në publik, madje në një pamje shumë romantike në Ferrarin prej 300 mijë dollarësh. Gosipet amerikane shkruanin se ajo ishte shtatzënë. Mediat amerikane shkruanin se divorci i saj kushtoi 150 milionë dollarë. Modelja ka qenë e lidhur me këngëtarin e famshëm Enriko Iglezias.
19 - Patrisia Smith
Patrisia Smith (29 vjeçe) është një ish-mbretëreshë e bukurisë, nga Portusmuthi. Pat, e specializuar për gazetari në Universitetin Xhejms Madison, fitoi kuroërën e “Miss Virginia” në vitin 1993. Pat u martuar me aktorin komik Martin Laurens, por martesa zgjati vetëm një vit. Pas divorcit, ajo u martua me yllin e futbollit amerikan Emit Smith.
18 - Alisia Rickter
Lojtari i famshëm i bejzbollit, Majk Piaca, një amerikan me origjinë italiane, në vitin 2002, deklaroi gjatë një konference për shtyp se ai nuk ishte gej. Tre vjet më pas ai u martua me Alisia Rikter, dhe njerëzit më në fund pushuan duke bërë thashetheme për ish-bejzobollistin e 41 vjeçar të Los Angeles Dodgers, Florida Marlins, Neë York Mets, San Diego Padres and the Oakland Athletics. Gruaja e tij nuk mund të ishte askush tjetër, veçse në playmate e “Playboy”, Alisa Rikter, njëherësh edhe aktore në disa filma amerikanë.
17 – Larsa Pipen
Skot Pipën ka një arsye shumë të mirë për t’i festuar ditët që i kanë dhënë Perëndia. Ai fitoi 2 milionë dollarë nga gjykata, pas një gjyqi. U tha se ish-basketbollisti i Çikago Bulls kishte shpërthyer në lot pas verdiktit. Për më tepër që gruaja a tij e nxehtë Larsa nuk do të përpiqet më ta braktisë. Një nga gafat e Pipenit ishte blerja e një xheti në vlerën e 4 milionë dollarëve, por që për shkak të një mosinspektimi të mjetit ai u detyrua të riparonte motorin në shumën e 1 milionë dollarëve vetëm pak ditë pasi ai e kishte blerë. Larsa dhe Skot kanë tre fëmijë.
16 – Jaciara Amanda
Xhejsiara Amanda është ish-gruaja e mesfushorit të famshëm portugez, Deko. Ata u martuan në vitin 2005 dhe lajmëruan divorcin e tyre tre vjet më pas, në vitin 2008. Të dy ishin njohur në një plazh. Deko ka ende namin e keq si një “playboy” të pasionuar pas prostitutave, madje edhe kur ish-gruaja e tij ishte shtatzënë. Deko ishte martuar dy herë. Deko – emri i të cilit është Anderson Luis de Souza – ka lidnur në Brazil, në vitin 1977 dhe martesën e tij të parë (me Shilën) e kishte bërë 17 vjeç. Tani Xhejsiara Amanda është e lidhur me ish-futbollistin Fernando Kuoto.
15 – Kell Karlson
Bukuroshja Kell Karlson (sot 34 vjeç) nuk mund të jetë gjë tjetër vetëm një aktore dhe modele amerikane dhe bashkëshorti i saj nuk mund të jetë askush tjeter, vetëm një sportist, Taj Domi, një ish-hokeist i famshëm i NHL-së, për më tepër që ky i fundit është me origjinë shqiptare dhe me emrin e vërtetë, Tahir Domi. Karlson në vitin 2001, ishte listuar nga revista “Tear Sheet”, si një nga 50 gratë amerikanë me të bukura. Karlson është e njohur për filmat e saj, përfshirë disa dhe me horror. Tahir “Taj” Domi ka pasur një karrierë 16-vjeçare në hokej me skuadra të tilla si Toronto Maple Leafs, Nju Jork Rangers dhe Uinipeg Xhets.
14- Kollette Klassen
Kolet Klasen e ka kaluar gjithë jetën e saj pranë futbollit amerikan. Një çirlider, vajza që performojnë para dhe në pushim të ndeshjeve me buqetë, ajo nuk mund të ishte ndryshe. Studoi për shkencat biomjekësore dhe është e martuar me Xhejk Plumer, një ish-futbollist i Ligës Amerikane të Futbollit, me Arizona Kardinalas, Denver Bronkos (aty njohu dhe Koletën e tij) dhe Tampa Bukanists e që kishte nofkën “gjarpri”.
13- Anxhela Harmon
Anxhela Harmon, apo e njohur me emrin shkurt, Enxhi, është një modele e njohur dhe aktore e preferuar, sidomos për rolet e saj në filmat televizivë “Ligji dhe rregulli” dhe të famshmin “Baywatch". Bashkëshorti i saj është ish-futbollisti dhe analisti i Fox Sports, Xhezin Sehor. Çifti po shijon një martesë të lumtur prej nëntë vjetësh. Harmon ishte një nga pesë aktoret që pozuar lakuriq në maj të vitit 2008 për revistën “Allure”, përkrah Gabriela Union, Zoe MekLellan, Xhil Skot dhe Ana Ortiz. Anxhela dhe burri i saj ishin përkrahës të njohur të ish-kandidatit për president, Xhon Mekein.
12 - Xhulieta Spina
Mund ta konsideroni Xhulieta Spinën një shkatërruese shtëpie, por një modele argjentinase tepër të zonjën dhe provokuese, për më tepër të mirëpaguar. Ish-futbollisti i njohur argjentinas, Diego Simeone, për t’i dhuruar kënaqësi pa fund gruas së tij, investoi në krijimin e të linjës së të brendshme “Spina”, kur Xhulieta ishte vetëm 21 vjeç. Të dy u njohën kur Diego ishte trajner i River Plate, klubit të dytë më të famshëm në Argjentinë, pas Boka Xhuniors, pikërisht në kohën kur Simeone ishte ndarë nga gruaja e tij e parë, Karolina Baldini, me të cilën kishte tre fëmijë.
11 – Stefani MekGuajër
MekGuajër është Misis “Big Mak”. Dikur ajo ishte një shitëse e produkteve farmacautike, por tani është gruaja e Mark MekGuajër, i mbiquajtur “Big Mac”, një ish-bejzbollist i MLB-së me skuadrat Oakland Atletiks dhe St. Luis Kardinals, por edhe që kishte pranuar se kisste përdorur drogë.
10 - Xhina Li Nolin
Xhina Li Nolin, një aktore dhe modele amerikane, kujtohet gjithmonë për rolin e saj si Nili Kepsho në serialin “Bayëatch". Megjithëse luajti e veshur në bikini në rolin e një vajze nga Kalifornia e Jugut, Nolin ishte lindur dhe rritur në Minesota. Xhina kishte një pasion të lindur për hokein dhe lojtarët e hokejit. Ajo është martuar me ish-hokeistin kanadez Kel Hulse, por përpara këtij ajo ishte martuar edhe dy herë të tjerë. Edhe Hulse ka qenë më parë i martuar.
9 – Elisabet Haselbek
Elisabet Haselbek (33 vjeçe) është një moderatore me personalitet në televizionin amerikan dhe që nga viti 2003 drejton taik-shoun “The Vieë”. Lidhja e saj me sportin nis këpucët aletike “Puma”, si një anëtare e ekipit dizenjues, përpara se ajo të niste karieën në televizion. Elisabeta Filarsku u martua me të dashurin e saj në kolegj, Tim Haselbek, një ish-futbollist dhe tashmë një analist i hokeit për ESPN-në.
8 – Brixhit Uilson
Gjatë viteve të Pit Sampras si një lojtar aktiv, Brixhit Uilson (37 vjeçe), e cila ishte një aktore, ajo ishte një prej grave dhe të dashurave më të nxehta të lojtarëve të tenisit. Brixhit Sampras është një aktore amerikane, këngëtare dhe modele. Ajo ka qenë “Miss Teen SHBA” në vitin 1990. Ka luajtur shumë filma dhe seriale televizive, madje dhe një film me Arnold Shvarceneger. Tani që Pit është tërhequr, ajo bën një jetë më pak publike, por gjithmonë kujtohet si një nga “ËAGs”-t më tërheqëse në të gjithë kohërat.
7- Daniela Lineker
Modelja Daniela Buks (29 vjeç) edhe pse ishte 18 vjet më e vogël se ish-futbollisti i famshëm anglez, Geri Lineker, nuk hezitoi të martohej me legjendën e “tre luanëve”, 47 vjeç. Lineker ishte ndarë nga gruaja e tij, Mishel, nëna e katër fëmijëve, pas 20 viteve martesë. Por, edhe zonjusha Buks, kishte një vajzë gjashtë vjeçe nga marrëdhënia e saj e parë. Ajo e kishte përshkruar ish-sulmuesin si “të dashur dhe shumë shakator”. “U befasova, pasi ai dukej më i këndshëm dhe më i ri se sa dukej në TV. E adhuroj atë”.
6 - Pilar Sanders
Pilar Sanders është gruaja e futbollistit dhe bejzbollistit Deion Sanders. Çifit ka një shou në televizion, “Deion dhe Pilar”, një realiti shou, që fokusohet në shtëpinë e Pilarit, Deioit, dhe pesë fëmijëve të tyre. 34-vjecarja e sotme e ka nisur si modele, duke prezantuar modelet e makinave “Ford”, ndërsa më pas ka aktruar në filmat “Veronica’s Closet”, “The Jamie Foxx Shoë dhe Ëalker”, “Texas Ranger”.
5- Luizë Redknap
Këngëtarja dhe prezantuesja televizive angleze Luis Redknap (35 vjeçe) është jo vetëm e njohur si pjesë e grupit muzikor “Eternal” dhe një si një këngëtare solo, por për tifozët angleze ajo është e njohur si gruaja e ish-futbollistit anglez, Xhim Redknap, ish-lojtari i Liverpulit dhe Totenhemit. Në korrik të vitit 2004, ajo u shpall nga radioja britanike FHM, si gruaja më seksi e dhjetëvjeçarit të fundit në Angli. Tani ajo është “gjykatëse” e shout “So You Think You Can Dance” në Britaninën e madhe. Luis është një vegjetariane, së cilës i pëlqen të ushtrohet në boks.
4 – Eliza Dushku
Riki Foks ka një zotësi të lindur për të gjetur femra të nxehta. Kështu që askush nuk u befasua kur dëgjoi se e dashura e tij e re ishte aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku. Urlih Aleksandër Fox (41 vjeç) është një aktor televiziv kanadez dhe një ish-basketbollist profesionist. 2.01 metra i gjatë, Eliza është 1.69 . Foks ishte martuar me aktoren Vanesa Uiliams, por çifti u nda, pasi Riki puthi në publik një grua tjetër. Dushku, nga ana e saj është e njohur për rolet e saj në shumë filma, disa prej tyre në stilin “thriller” apo dhe kundër vampirëve. Babai i Elizës është shqiptar, profesor i shkencave politike, ndërsa nëna e saj, danezo-amerikane. Prindërit e saj aktualisht janë të ndarë. Në vitin 2006, Elia vizitoi familjen e babait të saj në Shqipëri dhe u prit nga kryeministri Berisha. Dushku ka vizituar Kosovën dhe ka në pjesën e pasme të qafës një tatuazh ku ka të vizatuar shqiponjën në version shqiptar. Eliza luajti rolin e parë të saj kur ishte vetëm 10 vjeç, kur agjentë të kinemasë kërkuan gati pesë muaj në tërë Amerikën për të gjetur vajzën e duhur për rolin e Lizës në filmin “That Night” (Kjo natë), një film romantik. Eliza luante rolin e vajzës 10-vjeçe që përpiqej të kuptonte se çfarë ishte dashuria.
3 – Veronika Vaeekova
Veronika Varekova është modle çeke, e cila bashkëpunon me revistat “Vogue”, “Cosmopolitan” dhe “Sports Illustrated Sëimsuit”. Ajo ishte martuar me ish-lojtarin amerikan të hokeit, Petr Nedved. Ata u martuan në vitin 2004 dhe u divorcuan dy vjet më pas. Veronika Varekova lëvizi drejt Nju Jorkut kur ishte 19 vjeçe. E suksesshme dhe e talentuar, ajo nuk përton të jetë në ambientet sportive, përfshirë dhe tribunat e tenisit dhe të golfit. Interesant është fakti se ajo në vitin 2008 ngjiti majën Kilimanxharo, mali i katërt më i lartë në botë (5893 metra)
2 - Fabiana Semprebom
Ajo është përfundimisht një nga emrat më të tingëllues në listën e “Wags”-ave. Fabiana është një modele braziliane dhe e angazhuar me tenistin argjentinasit Guilermor Ignacio Kanas, i cilu u tërhoq përfundimisht në mars të vitit 2010. Fabiana, 26 vjeçe) është i imazhi i “Louisa Models”, “Supreme”, “Ford Models”, “Mega Models”’, “2pm Model Management”, “Ëomen Management” “Ford Models Europe”. Ajo u zbulua nga një agjent nga Sao Paoloi kur ajo ishte duke bërë shoping.
1 - Karmela Disizejr
Ish-futbollisti amerikan Xhef Garsia (40 vjeç), tashmë një agjent lojtarësh, ka për grua një nga femrat më të bukura në planet, Karmela Disizejr, një modele nga më cilësoret që ka pozuar për revistën e famshme “Playboy”. Ish-“Miss Prill 2003” dhe “Playmate” e vitit 2004 është një modele nga Puerto Riko, por me rrënjë italiane, por që ka marrë pjesë edhe në ndeshjet restling, madje nënkampione e “ËËE”-së në vitin 2004. Në shtator të vitit 2004, ajo u arrestua pasi u gjet fajtore pasi kishte goditur keq një femër tjetër.
30 Korrik 2010