E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona: “Më tradhtuan të gjithë”



Një telenovele e re ka filluar. Çfarë do të bëjë Diego Armando Maradona? Era e “Pibe”-s në bankinë e Argjentinës mbaroi dhe jo në mënyrën më të mënyrën më të mirën, ndërkohë që e ardhmja është e pasigurt. Lamtumirë botës së futbollit? Jo, pasi sipas mediat argjentinase Maradona do të stërvitë në Brazil”. Një ditë pasi mësoi se nuk do të jetë më trajner i Argjentinës pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të federatës argjentinase, Diego Maradona ka sulmua dy drejtuesit e lartë të kësaj federate, presidentin Hulio Grandona dhe manaxherin e skuadrave kombëtare, Karlos Bilardo. “Hulio Grandona më gënjeu dhe Karlos Bilardo më tradhtoi. Ka që në vitin 1990 që skuadra nuk shkon më shumë se sa çerekfinalja e një Botërori, kështu që diçka nuk funksionon nga lart”, deklaroi ish-trajneri i “selecion”, Maradona në një konferencë për shtyp në Argjentinë. Më tej El Pipe d’Oro tha se ndjehet i qetë pas largimit nga drejtimi i kombëtares dhe me ndërgjegjen e pastër. Ditën e martë federata argjentinase e futbollit mori një vendim me unanimitet votash ku nuk iu rinovua kontrata si trajner Maradonas. Maradona: “Të hënën e kaluar, u takova me Hulio Grondonën. Pas pesë minutash më tha se ai dëshironte që unë ta vazhdoja për të punuar, por shtatë personat e stafit tim duhet të largoheshin”, - tha ish-lojtari i Napolit, - Kur i tha këto gjëra e kuptova që ai dëshironte që unë të largohesha, pasi për mua është e pamundur të vazhdoj pa bashkëpunëtorët e mi”.
Vendimi shkaktoi polemika mes mbështetësve të Maradonas dhe atyre që ishin pro heqjes së tij nga stoli i kombëtares pas eliminimit me rezultatin 4-0 në Botërorin afrikan në ndeshjen çerekfinale kundër Gjermanisë. Pas deklarimeve të rënda të Maradonës, personat e akuzuar nga Diego, u kundërpërgjigjën. Karlos Bilardo nuk e konsideron veten një tradhtar. “Unë jam kampion dhe nënkampion bote, jeta ime nuk varet nga ai, por jeta e tij nga e imja. Faji, megjithatë, faji nuk është i tij personazheve që i rinë pranë”.

Brjus: “Cana e përballoi fizikisht Premier Ligën”

Trajneri i Sandërlendit, Stiv Brjus tha se ata do ta përballojnë kampionatin anglez edhe pa ish-kapitenin Lorik Cana. Mesfushori shqiptar kaloi në mënyrë surprizë te Gallatasaraj. Brjus tha për “The Journal”. “Unë mendoj se jam ‘Ok’, në mesfushë pasi ne kemi marrë Kristian Riveros, i cili ka ardhur për të zëvendësuar Lorik Canën, dhe, nëse do të tregohem i ndershëm, Loriku ndoshta e përballoi intensitet fizik Premier Ligën. Jam duke kërkuar të fuqizoj zonat e tjera. Unë nuk mendoj se mesfusha është një prioritet. Ne kemi marrë Hendersonin dhe Mejleritn, të cilët patën një impakt të madh sezonin e kaluar, dhe gjithashtu morëm Xhek Kolbek në skuadër. Jam i impresionuar me këta djem të rinj”.

Altin Lala, rikthimi në shtator

Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe ish-kapiteni i Hanoverit, Altin Lala, shpreson t’u rikthehet fushave në muajin shtator. Lala është një nga veteranët e ekipit gjerman të Bundesligës 1 dhe është zgjedhur gjithmonë në këshillin e skuadrës.

Shala e Bregu, sot në startin Europian
Kampionati Europian i Atletikës që po zhvillohet në Barcelonë do të nisë sot për rekordmenët kuqezinj. Klodiana Shala në garën e 200 metrave dhe Admir Bregu në kërcim së gjati do të konkurrojnë në orën 12:20 dhe 18:35 në pistat e Barcelonës. Atletia Shala ndodhet në baterinë e dytë. Koha më e mirë e saj në këtë disiplinë është 23”55. Në të njëjtën bateri dominon rivalja ruse Anastasia Kapançiskaja me 22”62. Ndërkohë Bregu do të konkurrojë në grupin A kualifikues mes 16 atletëve pjesëmarrës.

Maikon: “Dikush po luan pisët”

Çështja Maikon komplikohet. Zbret në fushë agjenti i lojtarit, Antonio Kaliende, i cili kërkon të hedhë pak dritë në këtë çështje. “Lojtari është në merkato, por nuk e njeh vullnetin e Interit”, - shpjegoi ai. “Tratativa është pak e qartë, por shpresoj të kemi disa të reja bë orët e ardhshme. Reali i Madridit e zhvlerëson vlerën reale te lojtarit. Është dikush që po luan pisët në këtë operacion. Nga ana tjetër ka zhvillime për operacionin “Khedira”. “Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Shtutgartin për të blerë mesfushorin gjerman Sami Khedira. Lajmin e bën të ditur agjenti i lojtarit Joerg Neubauer. “Kur të kërkon klubi më i mirë në botë i drejtuar nga trajneri më i mirë në botë duhet të mendohesh seriozisht”, - shtoi Neubauer. Fillimisht një gjë të tillë e konfirmoi drejtori sportiv i skuadrës gjermane Fredi Bobic që tha për “Bild” se është respektuar vullneti i lojtarit për t’u larguar. “Khedira na ka bërë me dije se dëshiron të shkojë tek Real dhe tani duhet të gjejmë një zgjidhje”, theksoi ai. Kostoja e operacionit mund ta variojë nga 12 deri në 15 milionë euro.

BERBATOV
Frikë në familjen e sulmuesit të Mançester United, Dimitar Berbatov për shkak të zhdukjes së vëllait të tij Asen prej rreth një muaji. 23-vjeçari me vesin e alkoolit dhe drogës nuk është bërë i gjallë prej disa ditësh dhe frika më e madhe është se ndoshta e kanë rrëmbyer disa gangsterë, të cilët vitin e shkuar kërcënuan se do të rrëmbenin një anëtar të familjes Berbatov.
Sipas “The Sun”, Asen që ka hapur një dyqan veshjesh bashkë me bashkëshorten Mimi është zhytur në borxhe dhe tre muaj më parë shtëpia e tij u kontrollua nga policia pasi dyshonte në përfshirjen e tij në një mashtrim me kartat e kreditit.

XHEKO
Bajerni është tejet i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Volfsburgut, Edin Xheko dhe është i gatshëm t’u ofrojë Ujqve dy lojtarë të rëndësishëm. Javën e kaluar Luis van Gal e quajti Xhekon lojtar të vlefshëm, por shtrohet pyetja se sa vlen vërtet Xheko? Spekulohet se Bajerni dëshiron ta ofrojë Mario Gomezin (i transferuar për 35 milionë euro te Bajerni) dhe Anatoli Timoshuk (i transferuar për 15 milionë euro te Bajerni) në paketën për Xhekon.

30 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›