E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamorra prodhon e shperndan eurot false

23/10/2010Konkluzionet e konferences Nga viti 2002 ne Shqiperi u kapen 204.546 euro false

Metodat e falsifikimit te kartemonedhave. Shqiperia jashte kufijve te bazave

TIRANE- Eurot false prodhohen kryesisht ne Napoli te Italise me influencen e rrjetit famekeq mafioz te Kamorres dhe ne Bullgari e prej andej shperndahen ne Evrope. Thuajse asnje person i kapur me euro false nuk e ka idene se kush i prodhon ato por pohon vetem identitetin e personit prej te cilit e ka blere per shkak te organizimit perfekt te grupeve mafioze dhe bashkepunimit te ngushte mes krimineleve jashte kufijve te Shqiperise. Asnje prerje e kartemonedhave false nuk eshte prodhuar ne Shqiperi. Eurot false qarkullojne jashte sistemit bankar dhe hidhen ne treg me 20 deri ne 30 per qind te vleres se tyre reale. Nga viti 2002 kur u kap kartemonedha e pare false e deri ne ditet e sotme jane sekuestruar 204 mije e 546 euro te falsifikuara qe kane hyre nga kufijte lindore te vendit. Keto ishin disa nga konkluzionet e konferences 3-ditore organizuar ne Tirane mes eksperteve qe luftojne falsifikimin e eurove. Ekspertet e 20 vendeve te Evropes Juglindore ne fakt duhet te ishin 21 por nuk pati perfaqesues nga Serbia pohuan njezeri ne fund te konferences qe u cel ne daten 19 me fjalen e ministrit te Brendshem Lulzim Basha se duhet rritur bashkepunimi rajonal shkembimi i informacionit dhe trajnimet qe organizojne specialistet e Departamentit shteteror te Investigimit te Bavarise dhe ata te Zyres Evropiane kunder Mashtrimit OLAF prane Komisionit Evropian.

Metodat e falsifikimit te euros

Sipas ekzaminimeve te kryera nga ekspertet kriminaliste shqiptare metodat e falsifikimit te euros jane 3 lloje. E para eshte me ane te fotokopjimit e dyta me printim dhe e treta eshte metoda Offset. Kjo e fundit cilesohet si metoda kryesore e falsifikimit te monedhes euro. Vitet e fundit eshte rritur cilesia e falsifikimit si dhe eshte permiresuar cilesia e falsifikimit pasi perdoren holorame te cilesise se larte mikrotekstet dhe elementet fluoreshente. Ekspertet e Antikrimit Ekonomiko-Financiar pasi paraqiten pasqyra te plota te eksperiencave hetimore dolen ne perfundimin se ndiqej thuajse e njejta praktike me diferenca te vogla ne perputhje me legjislacionet perkatese. Prerjet me te preferuara jane ato 20-eshe 50-eshe dhe 100-eshe por perdoren edhe 200-eshe apo 500-eshe. Eurot false hyjne ne Shqiperi nepermjet kufijve lindore si dhe nga emigrantet shqiptare. Nga kartemonedhat e eurove false te kapura ne Shqiperi rezulton se rreth 77 per qind e tyre kane hyre nga Maqedonia 22 per qind nga Italia dhe vetem 1 per qind nga Mali i Zi.

Historiku i Shqiperise ne luften kunder falsifikimit te monedhave

Per shkak te rendit analfabetik Ahmet Zogu ishte i pari politikan boteror qe firmosi ne vitin 1929 ne Gjeneve Konventen Nderkombetare te Mbrojtjes se Monedhave nga Falsifikimi. Gjate viteve te diktatures askush nuk guxoi te fuste kartemonedhe false. Edhe mberritja e sistemit demokratik nuk shenoi ndonje arritje ne luften ndaj ketij fenomeni derisa ne vitin 1998 u krijua sherbimi i specializuar i Antikrimit-Ekonomiko-Financiar mbeshtetur nga misionet nderkombetare te MAPE PAMECA ICITAP dhe INTERFORCE. Ne vitet pasardhese u permiresua legjislacioni.

Drejtori i Antikrimit Ekonomiko-Financiar Shpetim Mucollari

Policia rriti cilesine e hetimit synojme sensibilizimin e publikut

Drejtori i Antikrimit Ekonomiko-Financiar Shpetim Mucollari gjate konferences ne fjalen paraqiti eksperiencen e praktiken hetimore te pales shqiptare. Pervec pasqyres se plote te te gjitha operacioneve te kapjes se eurove false dhe specifikave te cdo rasti drejtori me eksperience te gjere e trajnime ne fushen e krimeve ekonomike dhe financiare nxori edhe konkluzionet dhe objektivat e seminarit. Duke analizuar shkaqet e perhapjes se ketij fenomeni kemi arritur ne konkluzionin se vihet re nga perdoruesit shitesit apo bleresit ne tregun informal te valutes mosnjohje te elementeve te sigurise. Deri me sot ne Shqiperi nuk eshte konstatuar ndonje baze e prodhimit te eurove false. Eshte rritur forca goditese e policise shprehur kjo me operacionet e realizuara dhe sasine e eurove false te kapura. Gjithashtu eshte rritur cilesia e hetimit duke perdorur metoda speciale investiguese por edhe duke analizuar rastet e shfaqura ne menyre sporadike- tha Mucollari. Nderkaq per sa u perket objektivave per te pasur mbrojtje efektive Drejtori i Antikrimit Ekonomiko-Financiar theksoi se Do te punohet per kapjen e kartemonedhave te falsifikuara para hedhjes ne qarkullim. Do te synohet ne zbulimin e tyre gjate venies ne qarkullim. Gjithashtu synojme forcimin e bashkepunimit mes institucioneve te zbatimit te ligjit sensibilizimin e opinionit publik rritjen e bashkepunimit rajonal e nderkombetar dhe trajnimit te vazhdueshem te personelit.

Ne seminarin per eurot false

Basha Kerkohet bashkepunim Ina Rama Vijne nga jashte

Ne fjalen e tij ministri i Brendshem Lulzim Basha tha se Hetimet dhe analiza e rasteve te evidentuara per falsifikim te monedhes se perbashket evropiane provojne se deri me sot ne Shqiperi nuk eshte identifikuar asnje rast i prodhimit apo fabrikimit te eurove false. Gjithashtu sipas te dhenave policore e hetimeve te kryera eurot e falsifikuara kane hyre ne vendin tone kryesisht nga kufijte lindore ndersa pjesetaret e grupeve kriminale kane qene shtetas shqiptare malazez kosovare e maqedonas. Nga ana e saj Kryeprokurorja Ina Rama tha se Ne Shqiperi nuk jane konstatuar raste te prodhimit te monedhes euro false por eshte konstatuar tendenca per te hedhur ne qarkullim euro false te prodhuara jashte territorit te vendit tone. Shqiperia eshte nje vend gjeografikisht i vendosur ne Evrope ndermjet shteteve qe perdorin si monedhe zyrtare euron.

Euro false ne 9 vite

Viti 2002

Konstatohet kartemonedha e prerjes 50 ne tregun e kembimit ne Sarande e dyshuar nga Greqia. Regjistrohet edhe nje rast tjeter ne Durres. Kapen 5 cope prerje 50.

Viti 2003

Kapen 28 cope prerje 50 4 cope prerje 100 dhe 11 cope prerje 200. Gjithashtu nga Janina njoftohet se disa shqiptare ne Arte kishin 97 cope me prerje 50 euro.

Viti 2004

Sekuestrohen 321 cope te prerjes 50 euro dhe 4 cope te prerjes 100 euro. Gjithashtu po kete vit policia sekuestroi 3 cope kartemonedha euro false te prerjes 200 euro.

Viti 2005

Gjate ketij viti Antikrimi Ekonomiko-Financiar sekuestroi 76 cope kartemonedha te prerjes 50 euro. si dhe gjithashtu u kap edhe nje kartemonedhe e prerjes 200 euro.

Viti 2006

Jane sekuestruar gjate ketij viti 116 cope kartemonedha te prerjes 20 euro si dhe 101 cope te prerjes 50 euro 9 cope te prerjes 100 euro dhe 100 cope te prerjes 200 euro.

Viti 2007

Policia ka sekuestruar 2 cope te prerjes 10 euro 11 cope te prerjes 20 euro 81 cope te prerjes 50 euro 2 cope te prerjes 100 euro si dhe 1 cope e prerjes 200 euro.

Viti 2008

Gjate ketij viti policia ka mundur te sekuestroje 61 cope te prerjes 20 euro 9 cope te prerjes 50 euro 15 cope te prerjes 100 euro si dhe 2 cope te prerjes 500 euro.

Viti 2009

Policia ka sekuestruar 10 cope te prerjes 20 euro 3 cope te prerjes 50 euro 17 cope te prerjes 100 euro. Gjithashtu u kap edhe nje cope e prerjes 500 euro.

Viti 2010

Gjate ketij viti policia ka mundur te sekuestroje 1778 cope te prerjes 20 euro 50 cope te prerjes 50 euro 1247 cope te prerjes 100 euro si dhe 1 cope e prerjes 500.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›