Kampanjaro, aksident i rëndë për mbrojtësin e Napolit
ITALI- Mbrojtësi i Napolit në Serinë A italiane, Hugo Kampanjaro, është shtruar në gjendje të rëndë në spital për një aksident rrugor, në të cilin kanë mbetur të vdekur tre persona. Ngjarja ka ndodhur në një provincë të Kordovas në Argjentinë, 800 kilometra nga kryeqyteti Buenos Aires. Kampanjaro është jashtë rrezikut për jetën, megjithatë ndodhet në gjendje të rëndë në qytezën e Rio Cuarto. Ai ishte duke ngarë një Suv, ndësa u përplas në mënyrë frontale me një Volksvagen Polo, tre personat e së cilës kanë vdekur menjëherë. Futbollisti i Napolit ka shpëtuar vetëm falë forcës së makinës që ngiste dhe amortizimit të mirë të saj, ashtu si një person tjetër që ndodhej në bord dhe që është në gjendje të rëndë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 7 të ditës së sotme, 12 me orën shqiptare. “Dua të qetësoj të gjithë tifozët e Napolit, Hugo është mirë”, tha xhaxhai i lojtarit. “Impakti ka qenë i tmerrshëm. Kanë vdekur në vend miku i ngushtë i Hugos Alvaro Kasteli dhe dy persona të tjerë, që ndodheshin në makinën tjetër, - tha më tej ai. – Ndoshta shiu ka qenë shkak i aksidentit, por shumë gjëra nuk dihen. Hugo do të qëndrojë në spital për t’u qartësuar. Është koshient, por ende nën shock dhe nuk e di se i ka vdekur shoku”, shtoi ai.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)