E.Coli, sërish hidhen dyshime në kastravec
BERLIN-Trangujt janë kthyer në radare kerkimore të autoriteteve gjermane per te gjetur shkaktarët e mundshëm të shpërthimit bakterial E.Coli në Evropë.
Shpërthimi bakterial la të vdekur 26 persona dhe infektoi më shumë se 2700 të tjerë. Dy javë më herët kastravec nga Spanja u fajësuan për shpërthimin vdekjeprurës për t’u përjashtuar më pas si burim infektimi.
Më vonë fokusi lëvizi në bishtajat nga Gjermania Veriore, por asnjë test nuk provoi që ato të jenë të kontaminuara me bakterien e cila shkaktoi shpërtimin.
Tani, sipas agjencisë Associated Press, dyshimet kanë rënë mbi një kastravec, origjina e vendit të prodhimit të të cilit nuk dihet, i cili ka sëmurur një familje në Gjermaninë Lindore.
Kastraveci, ushqimi i parë që është kontaminuar me bakterien- është gjetur në plehrat e familjes, por nuk ka të dhëna përfundimtare nëse ai është burimi.
“Është e paqartë nëse trangulli ka infektuar njerëzit, apo njerëzit trangullin”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së shtetit të Saksonisë, Holger Paech.
Në familje, i ati kishte diarre, nëna qëndroi në spital për disa ditë, kurse vajza e tyre 22 vjeçare është në mesin e 700 njerëzve në Evropë me komplikime të mëdha, që mund të çojnë në kolapsin e veshkëve.
Por, deri tani nuk janë raportuar të dhënë se njerëzit mund t’i kontaminojnë perimet.
Insituti Federal për Vlerësimin e Rreziqeve, ka thënë se “kërkimet nuk dalin në asnjë përfundim, pasi trangulli kishte qenë mes plehrash nga 19 deri më 30 maj.
(d.b/BalkanWeb)