E Diel, 1 Nëntor 2026

A kane qene ne gjume autoritetet - Diskutim ne Belgjike pas masakres ne Liezhe

Personi ne amok ne Liezhe ka shkaktuar me sa duket edhe nje viktime tjeter. Policia gjeti kufomen e nje gruaje rreth 45 vjecare ne nje hangar prane shtepise se autorit te krimit. Sipas prokurorit ajo kishte punuar si pastruese tek fqinjet. Autoritetet besojne se 33-vjecari Nordine Amrani ka vrare gruan para se te shkaktonte gjakderdhjen ne sheshin qendror te Liezhit. Sipas te dhenave te fundit te pakten tre persona u vrane te tjeret ndodhen ne gjendje kritike. Rreth njeqind te tjere jane plagosur.

Motivi deri tani i panjohur

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Banesa e atentatorit e kontrolluar nga policia

Vrasesi te marten pasdite 13.12. qelloi ne drejtim te turmes ne afersi te tregut te krishtlindjeve ne Liezhe dhe ndezi granata dore para se vriste veten me nje te shtene ne koke pohoi prokuroria te merkuren. Ne shpinen se tij u gjeten te tjera granata dore. Sipas autoriteteve ai nuk ka lene ndonje leter lamtumire qe mund te jepte informacione per motivet e tij. Por autoritetet e perjashtojne mundesine e nje sfondi terrorist. Gjithashtu thashethemet se ai ka patur nje bashkepunetor nuk jane konfirmuar. Dhe fakti qe Amrani kishte rrenje marokene eshte permendur nga mediat belge por nuk luan te pakten deri tani zyrtarisht ndonje rol ne kerkimin e motivit.

I denuar edhe me pare

Dihet vetem se Amrani ne diten e ngajrjes ishte thirrur nga policia por nuk ishte paraqitur. Ai ishte denuar ne vitin 2008 me disa vjet burg me akuzen per posedim armesh te paligjshme dhe droge por u lirua ne fillim ne vjeshte te vitit 2010-s me kusht. Ne ate kohe policia kishte gjetur tek Amrani gati nje duzine armesh zjarri mijera pjese armesh dhe pothuajse 3 000 bime kanabis. Hangarin ku policia gjeti tani trupin e gruas Amrani e kishte perdorur sipas prokurorise per kultivimin e kanabisit. Mediat belge njoftojne se keto nuk kane qene te vetmet vepra penale te tij. Amrani duhet te kete hyre me shume se njezet here ne konflikt me ligjin nder te tjera edhe per dhune seksuale. Thirrja ne polici kishte gjithashtu te bente me nje ankese per abuzim seksual. Ministri i Brendshem belg Joelle Milquet ne nje interviste ne radio shprehu dyshimin se Amrani kishte patur frike se pas thirrjes ne polici do te arrestohej.

Nga kazermat belge zhduken arme

Bildunterschrift Ambulancat marrin te plagosurit

Tani ne adrese te drejtesise shtrohen pyetjet Si mund te ndodhe qe nje njeri i denuar per posedim armesh zjarri ka mundur te armatoset aq mire pa rene ne sy Ashtu sic pritej tani shtohen thirrjet per forcimin e ligjit per mbajtjen armeve. Edhe pse ne vitet e fundit ne Belgjike eshte forcuar ligji per mbajtjen e armeve privatisht tregu i zi lulezon. Armet vijne ne rradhe te pare nga Ballkani dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Dhe here pas here nga kazermat e Forcave te Armatosura belge zhduken arme dhe rastet nuk sqarohen. Pyetjet perse nuk marrin shpejt pergjigje.

Autor Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktion Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›