E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampi holandez, një konferencë për shtyp

Axhenda - Van Basten dhe Van Nistëlroi do të japin një konferencë për shtyp në Tiranë përpara ndeshjes me Shqipërinë pas stërvitjes së vetme që Holanda do të bëjë në 11 shtator, ndërkohë që asnjë tifoz nuk do të ketë mundësi të ndjekë nga afër stërvitjen.
Tifozët - Holandezë do të jenë më të shumtë se ishte parashikuar. Siti i Federates Holandeze bënë të ditur se mund të arrihet numri i biletave zyrtare 800 plus një turmë tjetër e papërcaktuar që mund të udhëtojë drejt Tiranës në mënyrë private.
Siguri – e lartë për yjet e Holandës. Asnjë gazetar në ditën e stërvitjes nuk do të lejohet të qëndrojë në fushë, ndërkohë që një polici private do të survejojë lojtarët holandezë në orët e tyre të qëndrimit në Tiranë.
Frika – Holanda ka frikë që një konsumim forcash në datën 8 shtator kundër Bullgarisë mund ti shkaktojë probleme fizike në Tiranë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›