Kroacia U-21, Ladiç zbardh listen kunder Shqiperise

Ladic trajneri i skuadrës kroate U-21 rikthehet në Shqipëri pasi në 1996 ka fituar me Dinamon e Zagrebit 6-2 në një ndeshje të Ligës së Kampioneve. Kroacia është favorite për të dalë e dyta e grupit, megjithatë për këtë duhet patjetër të fitojë ndeshjen kundër Shqipërisë në datë 8 shtator sepse nëse nuk ja del skuadra greke ka shumë mundësi ta kalojë. "Ne duhet patjetër të fitojmë kundër Shqipërisë dhe Azerbaxhanit - tha trajneri Ladic – këto janë prova të vërteta për forcën tonë në sulm". Më pas ai shtoi: "Kemi disa probleme pasi disa lotjarët tanë janë pa skuadra megjithatë ne do të bëjmë tonën, do ti grumbullojmë sepse ata kanë disa oferta dhe nuk mund t'i lëmë jashtë".
Lista e Kroacisë
Pletikosa, Runje, Galinovic, Corluka, Simic, Robert Kovac, Simunic, Knezevic, Drpic, Niko Kovac, Srna, Modric, Leko, Vranjes, Babic, Pranjic, Rakitic, Petric, Da Silva, Olic, Balaban, Budan and Kranjcar.