E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roben, një çështje portokalli

Nga Gjergj Stefa
Marko Van Basten ende nuk ka përcaktuar nëse do të përfshijë në listën përfundimtare futbollistin e Real Madridit Roben. Ky i fundit që ishte nje shqetësim sistematik për mbrojtësit shqiptarë në ndeshjen e pare duket se ka një dëmtim serioz megjithatë sipas Van Bastenit asgjë nuk është përfundimtare. "Do ta ndjekim nga afër futbollsitin në stërvitje dhe ne shpresojmë që të paktën ai të luajë në ndeshjen e dytë me Shqipërinë", tha Van Basten për agjensinë Reuters. Nga ana tjetër në kampin holandez të gjithë janë entuziastë për rikthimin e Van Nistëlroit në skuadrën përfaqësuese. "Me të në fushë ne do të jemi më të sigurtë që do të shënojmë më shpesh – tha Van Basten – nuk bëj komente për periudhën që ai ka qënë jashtë". Ndërkohë Van Persi do të luajë në krahun e djathtë të mesfushës dhe Van Basten e ka aprovuar një gjë të tillë. "Lojtari më ka thënë se ndihet më mirë në këtë pozicion dhe për këtë arsye e kam futur te mesfushorët".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›