E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampion bote Guri apelon Mbeshtesni sportistet

Mbase tani do të ishte duke festuar titullin kampion bote me Shqipërinë, por mungesa e kushteve financiare dhe materiale e detyruan të ngrinte lart flamurin bullgar. Kjo është historia e Elis Gurit, kampionit të ri të botës në mundje. Një ëndërr e realizuar për sportistin, por një mundësi e cuar dëm nga sporti shqiptar, i cili vetëm mund të krenohet se rriti një kampion botëror.

“Arrita atë që doja, të shpallesha kampion bote. Ishte ëndrra e jetës sime dhe ishte një moment që e kisha ëndërruar për shumë vite. Sa i përket punës së flamurit unë normalisht nuk është se nuk ishte barrë e madhe lëvizja nga Shqipëria drejt Bullgarisë, por edhe ju si media siç e dini, duhet të më krijonin atë mundësi që unë të realizoja ëndrrën time”, tha Guri.

I pritur në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Federata e Mundjes dhe ku merrnin pjesë disa nga drejtuesit më të lartë të sportit në vend, Guri ka sjellë me vete dhe një apel. Që sportistë të tjerë shqiptarë të mos ndjekin shembullin e tij, ata duhet të trajtohen maksimalisht.

“Gjithësekush ka vetëdijen e plotë që në Shqipëri nuk ka kushte të mira. Atë e themi qartë, por shpresojmë që kushtet të ndryshojnë dhe ky mesazh që unë ia dërgova kombit shqiptar. Ne kemi zemër për sport, për të gjitha”, theksoi ai.

Elis Guri u largua nga Shqipëria përpara dy vjetësh për të garuar me flamurin bullgar, të cilin e ngriti lart me titullin kampion bote në peshën 96 kg. Ai mundi suedezin Jimmy Alexander Lindberg në finalen e Botërorit të zhvilluar në Stamboll.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›