Njohja e Palestines Abaz dorezon kerkesen ne OKB

Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini thotë se Kuarteti për Paqen në Lindjen e mesme dëgjoi me vëmendje fjalimet e mbajtura mbrëmjen e së premtes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga presidenti Abaz dhe kryeministri Netanjahu.
Kuarteti do të takohet për të vendosur se cila është rruga më e mirë me synimin e rinisjes së suksesshme të bisedimeve të paqes. “Konkluzioni kryesor që doli nga takimi midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara ishte ndërgjegjësimi për të mbajtur një front të unifikuar. Gjithashtu kemi nevojë për kohezion midis Europës dhe Amerikës në lidhje me zgjidhjet që do ofrojmë në Lindjen e mesme”, tha Fratini. Këtu përfshihet, sipas tij, edhe qasja ndaj palestinezëve dhe izraelitëve.
Juli Prifti