Totti, mashkulli më i pëlqyer nga italianet

Francesco Totti, sulmuesi dhe kapiteni i Romës, është mashkulli më i dëshiruar nga femrat italiane. 33% e tyre kanë votuar për futbollistin italian. Në vend të dytë është një tjetër futbollist: Cristiano Ronaldo.
Portugezi i Real Madrid është votuar nga 26% e femrave italiane. Në vend të tretë në listën e meshkujve të preferuar, renditet aktori Raul Bova. Për të kanë votuar 19% e femrave. Në vend të katërt e të pestë renditen yjet e Hollywood-it: George Clooney dhe Brad Pitt.