Parada e Golit

Nga Fabregas te Robinjo, nga Riberi te Di Natale pa harruar golat e Superligës shqiptare. Si çdo të hënë, “ABC NEWS“ përzgjedh për ju golat më të bukur të fundjavës europiane, duke përpiluar një renditje relative...
10 – Antonio Di Natale
Golat më të bukur nisin me Di Natale, një bomber i abonuar në këtë rubrikë. Mbi të gjitha ky gol në fitoren 2-1 ndaj Sienës është i rendishëm sepse ngjit Udinezen në krye të Serisë A.
9 – Akil Jakupi
Nga kryesuesja e Serisë A te Teuta, skuadra që udhëheq superligën shqiptare. Ky është goli i Akil Jakupit në fitoren 2-0 ndaj Dinamos.
8 – Andre Herrera
Në këtë mënyrë Andre Herrera shënon golin e parë në ndeshjen Bilbao-Barcelona, duke ndalur pathyeshmërinë e Viktor Valdesit që zgjaste prej më shumë se 800 minuta.
7 – Benua Pedreti
Lila, kampione e Francës në fuqi shmang humbjen ndaj Evianit, me golin e mesfushorit Benua Pedreti nga rreth 35 metra
6 – Tino Kosta
Një gol i ngjashëm vjen edhe nga kampionati spanjoll. Duke përfituar nga hezitimi i portierit Tino Kosta shënon për Valencian në portën e Levantes.
5 – Robinjo
Milani shkatërron Katanian me rezultatin 4-0 duke arritur fitoren e pestë radhazi në Serinë A, goli më i bukur në ndeshjen e “San Siros“ u shënua nga braziliani Robinjo.
4 – Frenk Riberi
Edhe Riberi ka këmbë prej braziliani dhe këtë e tregon goli i tij, i dyti për Bajernin e Mynihut në fitoren ndaj Augsburgut.
3 – Franc Veliu
Podiumi i golave më të bukur nis me një gol nga Superliga. Flamurtari barazon me Apoloninë duke ndalur serinë e 30 fitoreve radhazi në shtëpi, por mund të kishte shkuar edhe më keq nëse Franc Veliu nuk do të shmangte humbjen.
2 – Çesk Fabregas
Vengeri pohonte se Fabregas do të ishte lojtari perfekt nëse do të përmirësonte lojën ajërore. Mesa duke nga ky gol, spanjoli po i dëgjon këshillat e profesorit.
1-Dorxh Koemha
Si golin më të bukur të javës kemi vlerësuar atë të shënuar nga K'lauterni në barazimin 1-1 në Hofenheimit. Kombimi dhe finalizimi nga Koema, meritojnë notën maksimale.