Shpallen ne Valencia 3 kampionet e botes ne motociklizem

Në asfaltin e pistës “Rikardo Tormo de Çeste” të Valencias mori fund sezoni jashtëzakonisht emocionues i vitit 2011 në garat me motorë. Në këtë sipar u shpallën edhe kampionët në të tria kategoritë, ndonëse jo gjithçka ishte lënë për në fund.
Kejsi Stoner fitoi titullin botëror në kategorinë maksimale, Moto GP, pasi arriti një fitore tepër të vështirë ndaj Ben Spajsit me vetëm 15 të mijtat e sekondës.
Në kategorinë Moto 2, kampion doli gjermani Shtefan Brandl, ndonëse ai u rrëzua gjatë garës dhe fitues u shpall italiani Mikele Pirro. Italiani ia dedikoi menjëherë fitoren patriotit të tij të ndjerë Marko Simonçeli.
Në kategorinë më të vogël, dhe që zhvilloi sezonin e saj të fundit, pra në 125 kubikë, kampion i botës doli spanjolli Niko Terol. Spanjolli ende nuk ishte fitues dhe gjithçka u vendos në Valencia, kur rivali i tij, francezi Johan Zarko, u rrëzua.
Ceremonia e ndarjes së trofeve natyrshëm pati një pjesë emocionuese ku u nderua kujtimi i Marko Simonçelit, pilotit italian që humbi jetën në garën e Sepangut pak javë më parë.