Wilshere, përgjithmonë në Arsenal

Jack Wilshere ka thënë se dëshiron të mbetet në Arsenal për gjithë karrierën e tij.
Mesfushori 19 vjeç konfirmoi dashurinë e tij për klubin londinez dhe shprehu gatishmëri të mbetet përgjithmonë në Emirates.
“Jam këtu nga mosha nëntë vjeç. Ju premtoj se do të mbetem përgjithmonë në Arsenal. Kam përcjell ditët e Vieiras, Bergkampit, Fabregasit ndërsa tani jemi një grup i të rinjve, Ramsey, unë, Gibbs e të tjerë. E dua klubin dhe dua të jem pjesë e tij në të ardhmen”, tha Wilshere për iFilm London.