Teuta nje kryesuese e Superliges qe nuk peson gol lehte
As më 1994 kur doli kampion dhe as më 2002 kur ishte për herë të fundit vërtet pretendente, skuadra e “djemve të detit” nuk ka arritur të fluturojë kaq lart. Teuta e Durrësit ndodhet sot e vetme në krye të Superligës shqiptare, me 19 pikë pas 8 ndeshjesh.
Vetëm 3 gola janë pësuar në këto 8 javë, gjë që të kujton skuadrën e sezonit 1993-1994 që u shpall kampione e Shqipërisë. Atë vit, durrsakët pësuan gjithsej vetëm 9 gola, në një kampionat që ashtu si sot kishte 26 javë, pra rendimenti në mbrojtje i ekipit të Hasan Likës dhe Sulejman Starovës është thuajse pikë për pikë si në sezonin e titullit.
Të tre golat e pësuar këtë herë, ekipi bregdetar i ka inkasuar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në humbjen 1-3 ndaj Vllaznisë.
Ashtu si atëherë, Teuta humb shumë rrallë, 3 ndeshje në 26 javë në 1994, ndërsa tani ka vetëm një humbje në 8 javë. Ndryshimi është tek barazimet, gjithnjë si mesatare, pasi ekipi i drejtuar nga trajneri Bashkim Koka barazoi gjithsej 9 ndeshje, ndërsa sot kemi vetëm një të tillë.
Gjithsesi, ka një ndryshim në aspektin sulmues, pasi më 1994, Teuta shënoi 37 gola, duke qenë skuadra me më shumë rendiment në sulm e duke lënë një gol prapa Tiranën, ndërsa sot, durrsakët kanë shënuar vetëm 9 herë.
Gjithsesi, 19 pikë në 8 ndeshje nuk janë pak, duke qenë një pikë më shumë sesa ato të fituara nga Teuta e sezonit 2001-2002, që kishte 5 fitore e 3 barazime pas 8 javëve të para të kampionatit.