Arrestohet efektivi i policise
Policia e Durrësit ka ekzekutuar vendimin e gjykatës “arrest me burg” për një efektiv policie pranë institutit të ekzekutimit të vendimeve penale të këtij qyteti.
I arrestuari është Arben Voci, 41 vjeç, banor i Xhafzotaj, me detyre efektiv policie pranë këtij institucioni.
Arrestimi i Vocit, ka ardhur pas një hetimi disa javor nga ana e policisë së Durrësit në bashkëpunim me prokurorinë e qytetit, duke zbardhur plotësisht rrethanat dhe personat e përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike.
Vocaj akuzohet nga Prokuroria për shitje të lëndëa narkotike në dhomat e burgut në Durrës.
Shërbimi i kontrollit të brendshëm kishte marrë informacione për aktivitetin e policit të institutit të ekzekutimit të vendimeve penale në Durrës, pas një rasti ku një të burgosuri iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike brenda ambjenteve të institucionit.
Pikërisht pas këtij hetimi, pasditen e sotme policia arriti që të vërë në pranga punonjësin e burgut.
Arben Voci, akuzohet tregtim të lëndëve narkotike, ndërsa materiale për veprime të mëtejshme për këtë vepër penale iu kaluan prokurorisë së rrethit Durrës.