E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati i II-të kombëtar i minifutbollit

13/07/2009  Për personat e verbër

Sporti është një mundësi për gjithëpërfshirje dhe integrimi në shoqëri të personave të verbër. Me mbështetjen e kompanisë celulare AMC dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë organizoi javën e shkuar kampionatin e II-të kombëtar të minifutbollit për personat e verbër në Durrës. Në të morën pjesë gjashtë ekipe të minifutbollit me lojtarë të verbër. Ekipet pjesëmarrëse ishin nga qyteti i Tiranës, Tepelenës, Shkodrës, Lezhës, Vlorës dhe Elbasanit. Aktiviteti u organizua nën përkujdesjen e veçantë të AMC-së dhe stafit të saj. Ekipi fitues i këtij viti u shpall ai i qytetit të Lezhës, pasi mundi me penallti ekipin e Tiranës në ndeshjen finale. Ky aktivitet i mbështetur nga AMC-ja, synoi të ofrojë mundësi reale për personat e verbër për t’u angazhuar në aktivitete sportive, duke nxitur gjithëpërfshirjen dhe integrimin e tyre në shoqëri në nivel kombëtar. Kampionati ndihmoi në forcimin e kapaciteteve të ekipeve lokale të krijuara, duke sjellë rritjen e numrit të frekuentuesve të verbër të këtij sporti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›