Shpallja e listës me 2 mijë emra
13/07/2009 Ndarja e parave për 1032 personat e listës së dytë do të nisë kur të përfundojë lista e parë
Ish- të përndjekurit në pritje. Administrata ka ende afat për shqyrtimin e dosjeve
Lista e tretë e ish-të duarve që përfitojnë dëmshpërblim është ende në verifikim. Kreu i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, bëri të ditur për gazetën “Metropol” se shqyrtimi i dosjeve nga institucionet përkatëse ka vijuar me intensitet. Verifikimi për emrat e listës së tretë bëhet në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Shërbimin Informativ, Entin e Banesave dhe zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas zotit Miraka, këto institucione do të vijojnë këtë proces edhe për 2 mijë emrat e tjerë që kanë mbetur, deri në fund të vitit. “Janë verifikuar deri tani 1 100 dosje dhe kanë mbetur rreth 2 mijë të tilla, nga 3 200 që ishte numri në total. Këto institucione do të vijojnë shqyrtimin e dokumentacioneve të paraqitura dhe kërkesave, deri në fund të vitit”, - theksoi kreu i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë.
Dëmshpërblimi
Ndarja e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë që kishin emrin në listën e dytë prej 1032 personash do të nisë më vonë. Vetëm pasi të mbarojë dhënia e përfitimit për 1 440 ish-të përndjekurit për të cilët u miratuar lista e parë nga Këshilli i Ministrave. Kreu i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë theksoi se ky proces ka vijuar me ndarjen e parave. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, lista e emrave që kanë përfituar paratë i ka kaluar 700 persona, që do të thotë më shumë se gjysma e emrave të listës së parë të përfituesve. Me ndryshimet e reja ligjore, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 111, datë 2.4.2009 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish –të dënuarve polikë të regjimit komunist”, numri i kërkesave të paraqitura deri në datën 01/06/09 ka shkuar në 18820 mijë kërkesa.
Shqyrtimi
Shqyrtimi i drejtpërdrejtë është faza e parë e hetimit, i cili kryhet në sektorin e Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë, skedarët e përgjithshëm dhe ato të posaçëm, për të përndjekurit politikë të regjimit komunist dhe, sipas rastit, në arkivin e Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve. Çdo kërkesë i nënshtrohet këtij shqyrtimi, pavarësisht informacionit provues që i bashkëlidhet dosjes. Kopja e ekstrakteve të arkivit printohet, nënshkruhet nga punonjësi që përpunoi informacionin dhe i bashkëlidhet dosjes së kërkuesit. Informacioni, për çdo kërkesë, kërkohet në të gjitha variantet; emër, mbiemër, viti i lindjes, lloji i veprës penale etj., përfshi edhe indiciet për gabime të mundshme, ortografike dhe materiale, të dhëna nga vetë kërkuesi, për gjeneralitetet e tij. Pas verifikimit të drejtpërdrejtë të informacionit, punonjësi vepron si më poshtë. Kur provohet se kërkuesi ka kryer vetëm dënim penal politik, ai evidenton, në një formular të posaçëm, llojin dhe, sipas rastit, kohën e vuajtjes së dënimit, gjithsej, të cilin ia bashkëlidh dosjes. Dosja i përcillet për shqyrtim të bashkërenduar organeve të tjera shtetërore, për të parë nëse çështjet janë në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin për dëmshpërblim.
Kundërshtimet
Nëse përfituesit kanë një ankesë apo kundërti për vendimin e marrë, apo shumën që u është akorduar, burimet bëjnë të ditur se komunikimi me ta do të jetë vetëm shkresor dhe jo nëpërmjet sqarimeve individuale. Është Ministria e Drejtësisë që ndjek të gjithë procedurën e informacionit për dosjet individuale deri në nxjerrjen e Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe dërgimin e tij me listat bashkangjitur në Ministrinë e Financave për pagesë. “Në rast se ish-të dënuarit kanë vërejtje për përfitimet e mëparshme, gabime të mundshme duhet të drejtojnë kërkesë zyrtare pranë Ministrisë së Drejtësisë për korrigjime të mundshme nëse rezulton një gjë e tillë”, - theksojnë burimet zyrtare të Drejtorisë së Thesarit. Verifikimi për përfitimet e mëparshme të ish-të dënuarve është informacion i dërguar në Ministrinë e Drejtësisë nga Ministria e Financave për shumat në letra me vlerë dhe lekë përpara vitit 1997.
Për çdo ditë burg
Ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë do të përfitojnë 2 mijë lekë për çdo ditë burg. Ndërkohë që, ata që kanë qenë të internuar ose të rrethuar në tela me gjemba nga viti 1944 deri në vitin 1954 do të përfitojnë nga 1 mijë lekë për çdo ditë burgim. Ligji "Për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë të regjimit komunist" zëvendësoi në këtë mënyrë ligjin e mëparshëm, i cili përreth dy vjet ishte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Përfitues, sipas këtij ligji, janë ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist të periudhës 30 nëntor 1944 deri më 01.10.1991, të cilët kanë kryer dënim penal të padrejtë dhe kanë vuajtur pjesërisht apo plotësisht dënimin e dhënë, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuar gjatë periudhës 30 nëntor 1944 deri më 01.10.1991. Që prej vitit 1991, kur morën fund persekutimet për motive politike, shtresat e përndjekura për këto motive ende nuk janë rehabilituar financiarisht.
Bonot
Kush ka bono mund t’i shesë ato ose t’i përdorë për procesin e legalizimit. Qeveria ka vendosur që t’i rikthejë në përdorim. Kjo ka bërë që vlera e tyre të rritet në tregun e këmbimit valutor. Sipas agjentëve të këtij tregu, kjo ka sjellë një ndryshim në vlerësimin e tyre me rreth 1 për qind. Nga 8 për qind në shitje dhe 11 për qind në blerje, bonot e ish-të përndjekurve janë shitur me 9 për qind e vlerës dhe 12 për qind në blerje.